BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Politike

Oliver Varhelyi kërkoi që Parlamenti të presë, reagon menjëherë kryeministri Rama, zbulon vendimin e papritur që ka marrë: Ekstremisti Ilir Meta s'merr dot peng askënd

Oliver Varhelyi kërkoi që Parlamenti të presë, reagon

Nuk ka vonuar shumë përgjigjja e kryeministrit Edi Rama për komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi.

Rama la të kuptohet se Parlamenti nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kodin e ri zgjedhor, pasi presidenti Ilir Meta e dërgoi ligjin e shumëdebatuar atje.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave", shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më të lexuarat