Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Olldashi: 30 kriminelë në listat e PS, Rama ka ndërtuar një klientelë politike

Olldashi: 30 kriminelë në listat e PS, Rama ka ndërtuar një klientelë politike

Postuar: 12/07/2013 - 10:03

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ka shigjetuar kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama, gjatë takimit të tij me strukturat e PD në Gjirokastër. Ende pa u zgjedhur kreu i ri i PD, kandidatët kanë nisur opozitën ndaj lidershipit të mazhorancës së re, Edi Rama. Olldashi deklaroi se Rama në listën e deputetëve ka përfshirë 30 kriminelë dhe se ka ndërtuar një klientelë politike. “Edi Rama është i njëjti prototip politik që ka prodhuar korrupsion, abuzivizëm, klientelë politike dhe kërcënimi që iu bë Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, nxori në sipërfaqe fenomenin e ri të PS-së, atë që ne kemi paralajmëruar gjatë gjithë fushatës që brenda listës së Partisë Socialiste janë të paktën 30 njerëz me precedent të fortë kriminalë. Pra, ka një fenomen të kriminalizimit të Partisë Socialiste dhe të grupit të saj parlamentar”, u shpreh Olldashi.

Administrata publike

Kandidati Sokol Olldashi deklaroi se Partia Demokratike do të hapë zyrat e konsulencës juridike për të mbrojtur administratën publike nga agresioni politik i Edi Ramës. Në prezantim të platformës së tij elektorale për drejtimin e PD, Olldashi u përqendrua tek veprimi opozitar , për të shkurtuar kohën politike të së majtës. “Thirrjet që po bën Edi Rama për gjoja aplikime CV-ve në PS, nuk janë asgjë tjetër, veçse paralajmërimi i parë për masakrën administrative që ata kanë ndërmend të bëjnë. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Përpara se socialisti i parë, të hyjë në zyrën më të parë të shtetit. Ne duhet të kemi ngritur në të gjitha degët e Partisë Demokratike, zyrat e konsulencës për të gjithë administratën, në mënyrë që ta mbrojmë atë, ti ofrojmë ndihmë juridike dhe ta shpëtojmë, jo për t’i përdorur si top politik. Por sepse administrata është një vlerë, është një aset kombëtar që nuk duhet lejuar të masakrohet”, u shpreh Olldashi. Gjatë bashkëbisedimit me strukturat e Partisë Demokratike në Tepelenë, kandidati për drejtuesin e ardhshëm të PD, Sokol Olldashi reagoi ashpër ndaj kërcënimeve që iu bënë me sms, Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Olldashi tha se aksioni opozitar duhet të jetë i paekuivok për të rrëzuar në përplasjen e parë elektorale, mazhorancën e inkriminuar të Edi Ramës. Duke folur për projektin e tij për ringritjen e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi rikonfirmoi aplikimin e një pakete praktike në terren, me rregulla statutore të kristalta për motivimin e anëtarësisë dhe përcaktimin e qartë të konturit politik të PD-së, për t’u shndërruar në shtëpinë e vetme të opozitarëve.

Olldashi: Rama dhe Meta kërcënojnë biznesin

Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, deklaroi se biznesi është i kërcënuar nga taksa progresive dhe blloku i Ilir Metës. Këtë deklaratë Olldashi e bëri në takimin që zhvilloi me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Përmet, gjatë turit të tij në Jug të vendit, për të prezantuar projektin e tij për kryesimin e partisë Demokratike. “Ne duhet të marrim në mbrojtje biznesin, i cili shumë shpejt do të gjendet në mes dy agresioneve: nën agresionin e taksës progresive të Edi Ramës dhe nën agresionin e bllokut të Ilir Metës, sepse pasi shpenzoi në fushatë, ai do t’i nxjerrë prapë ato para. Ne duhet të bëhemi përfaqësues të të gjithë korpusit opozitar, i cili do të gjejë tek ne mbrojtjen, shpresën dhe aleatin e vet natyral”, u shpreh Olldashi. Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:53

Në fjalën e tij për gazetarët, presidenti Ilir Meta është shprehur se Kushtetuta është e paluajtshme dhe se askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese.

Postuar: 15/11/2019 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi poshtë qëndrimin e Ilir Metës se Kushte

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekues

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian