Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Olldashi në Tropojë: Kjo është një garë vlerash, PD të rindezë motorët partiakë

 Olldashi në Tropojë: Kjo është një garë vlerash, PD të rindezë motorët partiakë

Postuar: 08/07/2013 - 13:44

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me strukturat e PD në Tropojë, kandidati për postin e kryetarit të PD të Shqipërisë, Sokol Olldashi, deklaroi se kjo është një garë vlerash dhe jo rivaliteti.

"Vështirësia është dita pas garës, pasi duhet të zëvëndësojmë një figurë historike që e themeloi këtë parti dhe e drejtoi për 23 vite. Çdo arritje e Shqipërisë në këto 23 vite është e lidhur me Partinë Demokratike, që themeloi Sali Berisha”, tha Olldashi.

Olldashi me një apel të hapur kundrejt demokratëve, i kërkoi që të qëndrojnë të bashkuar për t’i dhënë vendit një opozitë të fortë dhe dinjitoze. Ai deklaroi se Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për të ndërtuar opozitën më të fortë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Më tej, duke analizuar situatën post zgjedhjeve politike, ai tha se PD duhet të rindezë motorët partiakë, për të gjallëruar të gjithë trupën politike të saj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 22:33

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se kryeministri Rama nuk ka arritur të marrë asnjë lekë për shkak se në Shqipëri ka korrupsion.

Postuar: 05/12/2019 - 22:08

Nesër do të bëhet prezantimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili u zgjodh sot

Postuar: 05/12/2019 - 22:00

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi është shprehur në një linjë me kryeministrin Rama sa i takon abuziv

Postuar: 05/12/2019 - 21:51

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, i cili është caktuar nga  kryeministri për të përballuar situ

Postuar: 05/12/2019 - 21:42

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që ka patur një plasaritje të vogël në shtëpinë e tij ng

Postuar: 05/12/2019 - 21:36

Spartak Ngjela i ftuar në emsionin ‘360 gradë’ tha se kryeministri Edi Rama nuk e di

Postuar: 05/12/2019 - 21:29

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se kryeministri po bën lojë politike dhe nuk shk