Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Olldashi u premton anëtarëve të PD: Do ketë regjistër për kontributin tuaj

Olldashi u premton anëtarëve të PD: Do ketë regjistër për kontributin tuaj

Postuar: 09/07/2013 - 10:25

Si në çdo fushatë elektorale, edhe në atë për zgjedhjen e kreut të PD, nuk mungojnë premtimet për të siguruar votën në 22 korrik. Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, u premtoi anëtarëve të selisë blu se kur të zgjidhet kreu i kësaj partie, do të identifikojë kontributin e gjithsecilit prej tyre. Ai deklaroi se Partia Demokratike duhet të fokusohet tek një paketë ristrukturimi që mundëson inventarizimin e kontributeve të anëtarëve të saj. Olldashi tha në një bashkëbisedim me strukturat grupseksionit nr 1 në Tiranë, se është shumë i rëndësishëm raporti që do të ndërtohet me anëtarët e partisë , të cilët i cilësoi si gurët e themelit të Partise Demokratike. “Ky element është inventarizimi i kontributeve. Ne kemi nevojë që skedarët e anëtarësisë së partisë të mos i kemi thjesht lista emrash dhe data anëtarësie. Nëse ne sot nuk i referohemi memories se drejtueseve të strukturave tona, ne e kemi të pamundur të identifikojmë kontributin e militantëve tanë, kontributin e anëtarëve të partisë, dhe kjo na çon që vlerësimi i gjithsecilit prej tyre të mbetet në objektivitetin apo subjektivitetin e drejtuesve politikë. Është e pamundur që kjo të çojë në një trajtim të drejtë dhe të ndershëm të anëtarëve të partisë. Trajtimi duhet të jetë real dhe që të jetë real duhet që ky skedar të krijohet me shpejtësi, në mënyrë që t’i japim gjithsecilit atë që realisht i takon dhe jo atë që unë mendoj se i takon”, u shpreh Olldashi. Duke prezantuar platformën për drejtimin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi foli edhe për krijimin e një ekuilibri mes mekanizmit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës brenda strukturave bazike, duke theksuar se Partia Demokratike ka potenciale të jashtëzakonshme për të realizuar kthimin e shpejtë të saj në shumicë qeverisëse. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr