BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

Olsian Çela u zgjodh kryeprokuror i ri i vendit, mësoni çfarë do të ndodhë nesër në orën 9:00

Olsian Çela u zgjodh kryeprokuror i ri i vendit, mësoni

Nesër do të bëhet prezantimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili u zgjodh sot me 101 vota pro në Kuvend. Prezantimi i tij do bëhet në orën 09:00.Pasi ka bërë betimin në kushtetutë kreu i akuzës është marrë në mbrojtje të gardës. 

Ndërsa Prokurorja, e cila qëndroi për dy vite në detyrë mori 11 vota pro dhe sfidantja e tretë Fatjona Memçaj 8 vota.Zgjedhja e prokurorit të ri erdhi pas një sërë procedurash  të kryera nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili pas intervistimeve të bëra ne seance publike u rendit i pari nga tre kandidatët që kandiduan për postin e kryeprokurorit. 

Çela do të qëndrojë në detyre për 7 vite  pas ndryshimeve të fundit të Reformës në Drejtësi, ndërsa Arta Marku kalon automatikisht prokurore në Prokurorinë e Apelit ose Gjyqtare në  Gjykatën e Apelit. 

Me ligjin e ri kryeprokurori ka rol administrative dhe mund të përfaqësojë prokurorinë në gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese.