BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Politike

Olsian Çela u zgjodh kryeprokurori i ri, 78 deputetë abstenuan ndaj kandidaturës së Arta Markut

Mazhoranca votoi kandidaturën e Olsian Çelës si kryeprokurorin e ri të vendit.Por për ish-kryeprokuroren e përkohshme tashmë, Arta Marku në momentin e votimit u vu re se 78 deputetë abstenuan dhe nuk preferuan  të votojnë kundër saj.Ajo arriti të sigurojë vetëm 11 vota pro, ndërsa 22 deputetë ishin kundër saj. Arta Marku u zgjodh me votat e mazhorancës në dhjetor të 2017.

Ajo që ra në sy gjatë seancës së sotme ishte fakti se opozitarët e rinj nuk ngurruan të bashkojnë votat me mazhorancën edhe për projektligje të tjera që ishin pjesë e rendit të ditës.

Një pjesë e mirë e projektligjeve morën më shumë vota nga çfarë duhet, duke treguar në një farë mënyre që përfaqësuesit e opozitës të ulur në Parlament nuk e kanë problem të bashkojnë votat me socialistët.