BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

Olsian Çela dhe Artur Metani: Gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të pavarur, transparenca dhe llogaridhënia janë permanente, do shtojmë kontrollet

Olsian Çela dhe Artur Metani: Gjyqtarët dhe prokurorët të

Në kuadër të Ditës së Drejtësisë, krerët e gjyqësorit dhe prokurorisë kanë dalë me mesazhe të forta. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në fjalën e tij nga aktiviteti për Ditën e Drejtësisë, u bëri thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të jenë të pavarur. Ai tha se sfida e tyre është të luftojnë krimin dhe t’u ofrojnë qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm. Çela theksoi se mjaft i rëndësishëm do të jetë edhe shtimi i kontrolleve. “Dita e sotme duhet të jetë moment reflektimi për të vlerësuar ç’kemi bërë deri sot, nëse i kemi ofruar qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm. Vizioni jonë institucional është shprehur në një strategji të qartë me organet ligjvënëse, sidomos një vëmendje e veçantë i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë. Masat e marra ka bërë që të jenë në harmoni. S’mund të lihet asnjë çast që me pavarësinë e prokurorëve të rritet dhe papërgjegjësia e tyre. Mbetet thelbësor proceset e kontrollimit dhe disiplinës”, tha ai. Çela deklaroi se transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente. Ai gjithashtu i bëri thirrje magjistratëve që të bëhen pjesë e kësaj reforme dhe të japin kontribute në përmbushjen e sfidave që ofrohen. “Transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente. Mbetet thelbësor vështrimi kritik. Kemi rrugë të gjatë për të mbërritur atje ku duam. I drejtohem magjistratëve që të bëhen pjesë e këtij procesi transformues. Gëzuar Ditën Kombëtarë të Drejtësisë, faleminderit”, u shpreh Prokurori i Përgjithshëm.

Metani flet për pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ndërkohë edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, gjatë fjalës së tij u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët në sistemin e drejtësisë duhet që të jenë të pavarur dhe të ruajnë pavarësinë e institucioneve të demokracisë. Ai theksoi se vendi ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë që të garantojnë tek qytetarët besimin tek institucionet e drejtësisë. “Shoqëria jonë sot ka nevojë për më shumë gjyqtarë dhe prokurorë, që të transmetojnë dhe të ngjallin besim dhe optimizëm tek publiku për sistemin e drejtësisë. Është padyshim edhe e vështirë! Në një shoqëri, ku politika e ka të vështirë të gjejë kufijtë e vet, janë njerëzit e drejtësisë, ata duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve të demokracisë. Janë ata që duhet të ruajnë parimet e ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve. Shpeshherë, këto parime janë delikate dhe të vështira për t’u gjetur në formë të shkruar në Kushtetutë apo ligje të tjera”, tha Metani. Ai vijoi më tej duke thënë se ata duhet që t’u rezistojnë interesave politike dhe do të japin drejtësi. Metani theksoi se nëse arrihen këto, sipas tij i është bërë një shërbim i madh demokracisë së vendit. “Por, mendoj se nëse udhërrëfyes do të jenë Kushtetuta dhe jo politika, nëse do t’i rezistohet përpjekjeve të politikës apo interesave të tjera, që do të kërkojnë të imponojnë vendimmarrjen dhe paanësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse do të ruhen të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, të shenjta këto për çdo jurist, atëherë, i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë, i është bërë një shërbim shumë i madh vendit. Gjetja e frymës dhe shpirtit të ligjit, të kushtetutshmërisë së akteve ligjore dhe mënyrës së sjelljes së institucioneve, është padyshim një sfidë intelektuale dhe profesionale, intriguese, por dhe e vështirë”, deklaroi Metani.

Më të lexuarat