BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x
BREAKING NEWS

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime
x

Politike

ONM kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Gjon Kodra, kërkon nga Komisioneri Publik ankimimin në Apel

ONM kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Gjon Kodra,

Në datën 21.12.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Gjon Kodra, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Por dje Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, brenda afatit ligjor, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë seancës dëgjimore, mospasqyrimi në deklaratat periodike për periudhën 2003-2005 të kursimeve të bashkëshortes në vlerën 35 mijë euro, të pretenduara se janë krijuar përpara lidhjes së martesës u diskutuan gjatë në seancën dëgjimore të premten. Relatori Komici sqaroi se prokurori Gjon Kodra e ka deklaruar këtë shumë në vitin 2006 si një prej burimeve të krijimit për një apartament me sipërfaqe 126 m2 në Tiranë, për vlerën rreth 50 mijë euro. Kodra ka deklaruar se bashkëshortja, shtetase italiane, e ka kursyer këtë shumë nga të ardhurat e siguruara për periudhën 1980-1999 nga puna në Itali dhe përpara se të lidhnin martesë. Megjithëse ka rezultuar se bashkëshortja e subjektit ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të kursyer këtë vlerë nga të ardhurat e deklaruara, për periudhën e mëpasshme, deri në vitin 2005 ka rezultuar pamundësi në shumën rreth 4000 mijë euro për mbulimin e gjithë shpenzimeve. Komici sqaroi, se nisur nga fakti se këto kursime nuk janë deklaruar deri në 2005-ën, nuk janë konsideruar në analizën financiare paraprake që për rrjedhojë ka rezultuar me bilanc negativ.

Më të lexuarat