BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x
BREAKING NEWS

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët
x

Opinion / Editorial

Kryetar partie, shoqëruar me eskortë policie

Kryetar partie, shoqëruar me eskortë policie

Situata në Partinë Demokratike është vërtetë paradoksale. Sikur të mos mjaftonin, fjalimet denigruese dhe akuzat pafund, sulmet, fyerjet, sherret, deklaratat mes ish-liderit dhe liderit zyrtar i cili akuzohet si peng dhe ushtar i Edi Ramës nga simbolikat e retorikat, është kaluar në veprime dhe agresivitet fizik. Prova gjenerale, ishte ajo e tetë janarit. Selia, sa hap e mbyll sytë, u shndërrua në kështjellën që duhej pushtuar nga foltoristët dhe mbrojtur nga bashistët që ishin ngujuar brenda mureve për ta siguruar nga pushtuesit e pajisur me të gjitha mjetet për të shkallmuar portat e blinduara, shkatërruar bravat e hequr shulet, thyer hekurat me vare e çekiçë deri te trarët që i kishin shndërruar në koka dashi si imitim të atyre që përdoreshin në sulme nga ushtritë e hershëm në përpjekjet për të pushtuar kështjellat dhe asgjësuar kështjellarët me çdo mjet e çmim. Natyrisht, tetë janari, ishte prova e zjarrit. Ajo ditë ishte e ngjashme si dy pika uji me njëzetë e një janarin e njëmbëdhjetë viteve më pare, me të vetmin ndryshim se e para ishte betejë mes dy palëve kundërshtare dhe ajo që bënë diferencën ishte përdorimi i armëve kundër protestuesve nga garda e shtetit, duke vrarë në mes të bulevardit katër protestues të paarmatosur në një kohë kur agresiviteti mes palëve ishte shuar. Dhuna në selinë e PD dhe përdorimi i forcës shoqëruar me shkatërrime nga themelet e godinës shtëpia e demokratëve siç pretendohet prej të dy pjesëve, ndarë së fundi dhe hedhur në luftë absurde për interesa të ngushta me të vetmin qëllim për të mbrojtur një apo dy individ të cilët kërkojnë me të gjitha format të sundojnë partinë më të madhe të opozitës shqiptare. Skenat që u shfaqën egërsisht para gjithë shqiptarëve ishin vërtetë tronditëse dhe dhuna mund të kishte përfunduar në humbje jete pasi gjakrat ishin nxehur ekstremisht dhe si pala e Lulzimit ose foltoristët të cilët e konsideronin veten përmbarues popullorë që kërkonin të zbatonin vendimet e kongresit të rithemelimit dhe të hynin në të ashtuquajturën shtëpinë e lirisë të uzurpuar nga mbështetësit e kryetarit të shkarkuar dhe pa funksionet nga pala e vetë etiketuar si shumica dërrmuese e mbështetësve të kësaj force politike.

Në ndeshjen e paprecedent dhe jashtë çdo logjike të dy pjesëve të së njëjtës parti, të përçarë e të ndarë në copëza pa fuqi, të gatshme të shqyejnë njëra-tjetrën për t`u ngjitur në krye të partisë, spikat mllefi dhe synimi për të eliminuar tërësisht njërën anë nga skena politike.

Në këtë ndeshje pa sens dhe parimësi nuk ka palë që ka të drejtë dhe palë që është thjeshtë fajtore. Brenda një familjeje kur plas sherri edhe sipas logjikës dhe traditës zakonore, të dy sherrxhinjtë, janë të fajshëm dhe pjesë e përgjegjësisë për atë çfarë po ndodh në gjirin e forcës politike që synon të vijë në pushtet në një kohë kur lufta brenda partisë ka dalë në vend të parë, është shndërruar në betejë kryesore e cila nuk ka të ndalur.

Deri në tetë janar, ishim mësuar që rendi nga ana e forcave të policisë të sigurohej mes palëve kundërshtare politike. Protestat e dhunshme mes opozitës e mazhorancës, prodhonin dhunë me qëllim që të pushtoheshin institucione më të rëndësishme, si godina e kryeministrisë dhe ajo e kuvendit. Betejat mes kundërshtarëve politik kanë qenë arsyeja themelore e ndërhyrjes së policisë për të siguruar rendin e qetësinë, për të mbrojtur integritetin e institucioneve të rëndësisë së veçantë. Policia është institucioni garant i mbrojtjes së rendit kushtetues dhe qetësisë publike si në të gjithë shtetet demokratike. Ndërhyrjet e policisë në të gjitha këto raste, janë veprime të justifikuara dhe detyrim që buron nga ligji. Po nëse për këto raste policia është në veprimtarinë e saj të natyrshme, natyrore e justifikuar, institucionale dhe normale, ndërhyrjet e policisë për të mbrojtur pjesëtarët e të njëjtës familje është veprimtari e sforcuar dhe e pa njohur më parë.

Ndërhyrja e policisë për tetë janarin është veprimi i duhur në emër të mbrojtjes së pjesës së sulmuar dhe shmangien e dhunës dhe sherreve mes pjesëve të PD. Policia e Shtetit ndërhyri për të mbrojtur jetën e mbështetësve të palëve të të njëjtës parti. Kjo shënon risi në veprimtarinë e trupës policore shqiptare pasi deri në tetë janar nuk ka pasur asnjë rast në këto tri dekada post rënies së sistemit komunist që policia e shtetit të jetë investuar në shuarjen e sherreve dhe parandalimin e dhunës mes pjesëve të një force politike siç është rasti me Partinë Demokratike.

Pikërisht, ky rol i ri i Policisë së Shtetit është për t`u analizuar si veprimtari ndryshe nga deri më sot kur policia ka ndërhyrë mes palëve kryesisht mazhorancë-opozitë. Po nëse tetë janari ishte rasti i parë i ndërhyrjes së policisë për të parandaluar dhunën dhe shmangur incidentet, shumë më të rënda nga sa ndodhën dhe duke e justifikuar këtë ndërhyrje me gjykimin se palët ishin të acaruara në mënyrë të tejskajshme, policia vijon në mënyrë permanente të qëndrojë mes palëve për të mbrojtur mbështetësit e dy pjesëve që betejën e kanë transferuar brenda vetes. Në çdo qytet të Shqipërisë ku kanë nisur të zbresin Lulzim Basha dhe Berisha për të parandaluar dhunën dhe shmangur ngjarje të rënda dhe minimizuar pasojat e sherreve mes pjesëve të PD e vë policinë para një situate vërtetë absurde dhe të panjohur më parë. Edhe pse policia është futur mes palëve në emër dhe mbrojtje të ligjit përsëri kjo është vërtetë e papranueshme pasi kryetarët e pjesëve të PD ruhen me polici edhe pse janë në qytete për të takuar mbështetësit dhe militantët e tyre. Nuk ka qytet të Shqipërisë që nga Fieri, ku zbriti Lulzim Basha për herë të parë për takim me bazën demokrate dhe në vijim në Kurbin, në Durrës dhe kudo që shkel në zbatim të vendimeve të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë të mos ndeshet me dhunën e mbështetësve të Berishës, foltoristëve të cilët e presin me parulla me përmbajtje ekstreme si të kenë përballë, jo kryetarin që kanë udhëtuar së bashku deri dje, që e kanë ndjekur në aksionet për të fituar zgjedhjet e 25 prillit që kanë qenë në të njëjtin front e në të njëjtën betejë për të fituar pushtetin, po si të ishte armik i partisë i cili duhet linçuar e shkatërruar në emër të largimit dhe dënimit për të vetmin fakt se ai mori vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar si person i shpallur “non grata” nga DASH. Duket se tetë janari vijon. Po shtrihet në çdo qytet të Shqipërisë.

Dhuna që shpaloset në takimet e Lulzim Bashës, janë një imitim flagrant i antimitingjeve të vitit 1990 kur fanatikët e komunizmit me bustet e Enverit mbi supe i kundërviheshin pluralizmit politik dhe sistemit të ri demokratik që po instalohej në Shqipëri nga të rinjtë dhe forcat progresiste. Përballja para çdo takimi me mbështetës të Berishës në sheshe, shtyrjet dhe fyerjet hedhja e vezëve e mjeteve të tjera e kanë detyruar policinë të jetë aktive dhe e pranishme në të gjitha takimet që zhvillon Lulzim Basha me mbështetësit e vet.

Në realitet, mbështetësit e Berishës e kanë marrë përsipër të zhvillojnë aksione të tilla haxhiqamilste të cilat janë jo vetëm të dhunshme, po edhe anakronike dhe të pajustifikuara, jo vetëm moralisht, po as në kuptimin zakonor dhe tradicional aq më tepër kur këto sherre i shkakton vetë politika brenda radhëve të një force politike e cila kërkon të ndaj plaçkën dhe të fitoj shumicën, duke u vetëshpallur partia e vetme demokratike.

Shoqërimi me eskortë policie i Lulzim Bashës na kujton vitin 1996 dhe 1997 kur liderët e PS me kryetarin në burgun e Bënçës për të udhëtuar nga kryeqyteti në qytetet e vendit, përshkonin rrugë plot pengesa dhe në sheshet e qyteteve apo sallat e mbyllura u rezervoheshin pritje me dhunë dhe pengesa artificiale për t`i ndaluar me qëndrime ekstreme, takimet me mbështetësit e tyre.

Kjo luftë ishte vërtetë e turpshme në një vend që pretendonte se ndërtonte sistemin demokratik dhe mbronte lirinë dhe të drejtat e qytetarëve për të zhvilluar aktivitetet e tyre politike pa cenuar asnjë të drejtë dhe liri në një shoqëri pluraliste. Po e vërteta fliste se mënyra e sjelljes së pushtetit, jo vetëm që nuk kishte asgjë demokratike, po ishte diktaturë në veprim, ambalazhuar me demagogji dhe propagandë të ethshme për tu mbushur mendjen shqiptarëve se pushteti ishte i tyre dhe ata i kishin të gjitha të drejtat të garantuara. Trajtimi i kundërshtarëve politikë në këtë mënyrë i kishte dhënë pluralizmit goditje vdekjeprurëse, e kishte kthyer sistemin nga demokratik në parademokratik dhe demokracinë e kishte zëvendësuar me diktaturën e urdhrit dhe dhunës që përplasej mbi opozitën e kohës. Ajo që u bënin kundërshtarëve politikë, sot i bëhet pjesës brenda partisë dhe me qenë se është brenda llojit mund të themi me gojën plotë se kjo luftë është edhe më e ashpër dhe zhvillohet me metoda dhe skenarë edhe më të sofistikuar. Është betejë brenda të njëjtës forcë politike dhe njihet aksioma se brenda llojit lufta është më e ashpër dhe sherret më të padurueshme. Në këtë situatë është sot Partia Demokratike. Për këto arsye, mbështetësit e Bashës dhe vetë ai priten në portat e qyteteve, jo si të të njëjtës parti, po si kundërshtarë që duan asgjësimin, përmbysjen deri edhe zhdukjen nga skena politike dhe lënia e partisë foltoristëve.

Është vërtetë paradoksale dhe e pabesueshme që sot mes pjesëve të PD mes mbështetësve të Bashës dhe foltoristëve të Berishës, lufta është ashpërsuar. Është për këtë arsye që kryetari zyrtar i Partisë Demokratike që zotëron vulën dhe logon, selinë dhe llogaritë, organet drejtuese të saj pritet me protesta dhe thirrjet: “Pengu Bashsa” apo “Basha brava e shuli”, “vasal i Edi Ramës” e gjithë të këqijat e kësaj bote, duke ia veshur si këmishën e forcës për ta denigruar e larguar nga përmbaruesit popullor që kanë misionin politik për të zbatuar vendimet e Komisionit të Rithemelimit dhe larguar Bashën nga drejtimi i PD dhe selia apo shtëpia e demokratëve siç u pëlqen ta thërrasin si berishistët dhe bashistët.

Deri tani nuk ka pasur asnjë takim të Lulzim Bashës në qytetet e mëdha apo të vogla të mos pritet me protesta të dhunshme nga mbështetësit e Berishës, duke ngjalluar edhe njëherë skenarët e shumë viteve me Ramën të cilin e ndiqnin hap pas hapi për ta penguar të kryente detyrën në sheshet e çdo qyteti në Shqipëri. E njëjta skemë vijon edhe sot në formë pa asnjë dallim. Në përmbajtje po, pasi në se deri dje dhuna binte mbi qeverinë, së pari mbi kryeministri dhe kuvend, sot është brenda gjirit të të njëjtës parti me qëllimin e vetëm, cili do rrëmbejë karrigen e kryetarit.

Kjo situatë e ka bërë Partinë Demokratike arenë të betejës më të pakuptimtë, atë të rrëmbimit të partisë, vulës dhe llogarisë, logos dhe anëtarësisë. Deri sa liderëve të partisë, mend t`iu vijnë mend dhe të zgjohen nga ëndrra pushtetore, kryetari zyrtar Basha, Berishën do ketë përballë.

Absurditeti i betejës mes pjesëve të të njëjtës parti do ta shndërrojë Bashën nga kryetar në liri, në kryetar partie shoqëruar nga do me eskortë policie!