BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Opinioni i Venecias përplas politikën, opozita e cilëson mbështetje të vetingut në politikë, PS plan të rrëzojë draftin brenda dhjetorit

Opinioni i Venecias përplas politikën, opozita e cilëson

Opozita ka dhënë dje sinjale tërheqjeje nga bojkoti parlamentar. Deputetët e saj dje kanë marrë pjesë në Këshillin e Legjislacionit, ku u diskutua për vetingun në politikë. Dje u zhvillua një seancë dëgjimore me ekspertët e caktuar nga të dyja grupet parlamentare, sa i takon nismës së opozitës. Në fillim të mbledhjes fjalën e mori eksperti i Partisë Socialiste, Artur Metani, i cili tha se qëllimi i nismës së propozuar, ka të bëjë me garantim e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksion publik, nëpërmjet shtrirjes së vetingut edhe te politikanët. Por sipas tij, projektligji nuk është në përputhje me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka paqartësi se cila do jetë struktura që do bëjë procesin e vetingut. “Mangësi në drejtim të parashikimit në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritetit të funksionarit publik;kufizim të të drejtave themelore të subjekteve mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa respektuar parimin e proporcionalitetit; mundësi për dublim në mënyrë të papërshtatshme dhe pengim të zbatimit të dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ILDKPKI-së, të institucioneve përgjegjëse që merren me procesin e dekriminalizimit”, tha ai.

Mendimet e PD

Ndërsa, Gazmend Bardhi, eksperti i PD theksoi se ndryshimet e propozuara nëpërmjet këtij projektligji parashikojnë që e drejta për t’u zgjedhur, të kufizohet edhe në rastin e shtetasve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. “Ka një interes të përgjithshëm publik për të shmangur rolin aktiv në politik-bërje të personave të lidhur me krimin e organizuar, sepse zgjedhja e votuesve nëse kandidatë të tillë i ofrohen mund të jetë e njëanshëm, veçanërisht nëse votuesit dorëzohen përpara presionit të këtyre individëve. Qëllimi i këtyre kufizimeve ka për synim mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve nga ndikimi i krimit të organizuar. Është interes i lartë publik që politik-bërja dhe vendimmarrja të imunizohen nga ky ndikim. Gjithashtu, ndjekja e parimit të proporcionalitetit, bën që në aspektin sasior, ky kufizim të mos cenojë shtresa të gjëra të popullatës, por një numër të kufizuar individësh, që kanë zgjedhur vetë dhe lirisht të bashkëjetojnë me krimin e organizuar, dhe siguron padyshim funksionimin normal të organeve”, përfundoi Bardhi.

Debate për opinionin e Venecias

Komisioni i Venecias ka rikthyer dje debatet në politikë. Në draftin e publikuar dhe nga gazeta jepen shumë vërejtje për nismën e opozitës. Por ashtu siç pritej, ekspertët kanë dhënë dhe disa vlerësime, në aspektin se sipas tyre, krimi në politikë është problem. Por për opozitën drafti është në mbështetje totale të nismës së tyre. “Komisioni i Venecias konfirmon qartë e zeza mbi të bardhë që krimi ka pushtuar shtetin dhe ka bërë që qytetarët të humbasin besimin te institucionet dhe nevoja për veting të politikes është plotësisht legjitime. Megjithatë për të mos u lënë shkas përkthyesve bajatë të qeverisë nga shqipja në shqip, që të shtrembërojnë të vërtetat, po ju sjell ç’thonë ekspertet e Venecias në ligjëratë të drejtë: Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”, tha kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Por në një linjë me të ka qenë dhe kreu i grupit të PD, Edmond Spaho. Edhe sipas tij, Venecia e mbështet vetingun në politikë. “Vetingu në politikë është një tjetër fitore e madhe e opozitës dhe personale e Lulëzim Bashës si ideator i saj. Ka pasur një orkestrim edhe jashtë Shqipërisë për ta rrezuar, por nuk ja dolën dot. Politika do ndahet nga krimi”, tha ai.

PS gati ta rrëzojë

Por ndryshe nga sa mendon opozita, për mazhorancën ky draft vërteton se vetingu është farsë. Edhe pse nuk pati reagime publike nga PS, anëtarë të Komisionit të Ligjeve i thanë gazetës se nuk do të pranohet kjo nismë. Më datë 14-15 dhjetor Komisioni i Venecias do të zhvillojë seancë plenare për dhënien e opinionit zyrtar për nismën. Në këtë seancë, Parlamenti do të përfaqësohet me tre deputetë nga mazhoranca dhe tre nga opozita. Por dje në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se po punohet që propozimi i opozitës të hidhet për votim brenda këtij sesioni parlamentar. Kjo do të thotë se drafti mund të rrëzohet brenda dhjetorit.

Kliti Topalli

Më të lexuarat