BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Politik / Ylli Manjani jep mesazhin e fortë: Të veprojë Damiani me kokë të vet thua?!

Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Politik / Ylli Manjani jep mesazhin e

Opozita jashtëparlamentare braktisi mbledhjen e Këshillit Politik mesditën e sotme, duke kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODHIR për gjetjen e dakordësisë mes palëve.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se rregullat e lojës të jenë dakortësuara me të dy krahët politikë.

Reagimi i Manjanit

ZGJEDHJE TË NDERSHME, në kontekstin Shqiptar ku kemi një parti në pushtet, do të thotë që së paku rregullat e lojës të jenë dakortësuara me të dy krahët politikë.

Rregullat që pushteti dakortëson me veten nuk janë të ndershme e as krijojnë rrugën për zgjedhje të ndershme. Të lira jo e jo...

Shefi më i gjatë i OSBE, që zgjidhi konfliktin Rusi-Ukrahinë dhe konfliktin zgjedhor në Bjellorusi, besoj e ka të qartë kaq gjë më rregullat e zgjedhjeve...

Të veprojë Damiani me kokë të vet thua?!...