BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Politike

Opozita dështim me djegien e mandateve dhe bojkotimin e 30 qershorit, koronavirusi “hedh në erë” planet e PD-LSI për largimin Ramës

Opozita dështim me djegien e mandateve dhe bojkotimin e 30 qershorit,

Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit që lamë pas, duket se do t’i kushtojnë shumë Partisë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në shkurt të vitit 2019 partitë e opozitës dogjën mandatet e deputetëve dhe bojkotuan Parlamentin, në shenjë revolte ndaj politikave të ndjekura nga kryeministri Edi Rama, me qëllimi rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë, disa muaj më vonë PD-LSI bojkotuan zgjedhjet lokale me shpresë se qeveria do të reflektonte dhe do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme dhe vendore në të njëjtën ditë. Por kur ka kaluar gati një vit nga ky vendim radikal, asnjë nga parashikimet e Partisë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë ndodhur, duke bërë që gjithçka të rezultojë një dështim. Megjithatë, shpresat e partive të opozitës nuk u zbehën dhe para disa muajsh PD dhe LSI zbritën në terren, teksa në çdo takim që zhvillonin me strukturat e partive respektive premtonin se këtë qershor ose në tetor të këtij viti vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Kështu që, palët po karikonin elektoratin, ndërsa ishin optimist se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe vendore bashkë. Mirëpo, ky entuziazëm duket se u shua, pasi sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në Shqipëri u shfaq papritur edhe koronavirusi.

Koronavirusi “hedh në erë”planet e PD-LSI

Mbërritja e Covid-19 në vendin tonë duket se do të “hedh në erë”planet e Partisë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për largimin kryeministrit Edi Rama nga detyra. Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se situata e krijuar në Shqipëri për shkak të mbërritjes së virusit Covid-19 duket se ka zbehur ëndrrat e opozitës dhe presidentit Ilir Meta për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që ky konstantim tani duket më real se kurrë. Nga kjo pikëpamje, janë disa arsye që kanë bërë që çdo strategji e opozitës të dështojë, ndërkohë që kryesorja ka lidhje me koronavirusin. Askush deri më tani nuk e di se kur do të marrë fund kjo situatë dhe njerëzit t’i kthehen jetës së përditshme, ndërsa ka zërë se koronavirusi mund të zgjasë deri në prill të vitit tjetër. Kjo do të thotë se shpresat e opozitës për zgjedhje janë venitur, pasi në kësisoj situate askush nuk e ka mendjen tek politika, por të gjithë janë  hedhur në aksion për t’u kujdesur për të mos u prekur nga koronavirusi. Rasti më i freskët se përhapja e koronavirusit ka dominuar mbi politikën, duke ua prishur planet vjen nga Maqedonia e Veriut. Ky vend në datën 12 prill të këtij viti pritej që të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por këto zgjedhje nuk do të mbahen. Shkak për shtyrjen është bërë situata e koronavirusit, i cili është përhapur edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, nëse supozojmë që kjo situatë do të vazhdojë edhe në Shqipëri, madje deri vitin tjetër, gjasat janë që vendi të shkojë në zgjedhje normale parlamentare, të cilat sipas Kushtetutës pritet të mbahen në verë të vitit që vjen. Kjo do të thotë se me dështimin e planit të opozitës për të pasur zgjedhje të parakohshme këtë viti, bie edhe kërkesa e saj për të hyrë në zgjedhje me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër. Thënë ndryshe, djegia e mandateve, bojkotimi i 30 qershorit dhe mbërritja e koronavirusit, duket se do të“hedhin në erë”planet e opozitës për largimin Ramës dhe çuarjen vendit në zgjedhje të parakohshme.