
Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

"Kemi dëgjuar që ka pasur..."/ Tragjedia në Gramsh, flasin fqinjët: Ishte tip i qetë, ja ku ka punuar

Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbardhen detajet e fundit

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

"Bëri spastrimin etnik më të madh të të gjitha kohërave", Berisha ka 'dy fjalë' për Ramën: Nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

"Opozita dhe qeveria kanë...", ish-ministri i Jashtëm "zbërthen" situatën dhe çfarë pritet në 6 dhjetor

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2022

Më 6 dhjetor vendi ynë do të presë lidërët më të rëndësishmë të Bashkimit Europain për mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Lidhur me këtë ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo deklaroi se opozita dhe pozita duhet të vazhdojnë me axhendën e tyre politike, ndërsa theksoi se 6 dhjetori në fokus duhet të ketë samitin.
Ai tha në studion e lajmeve në MCN TV se të proqtestosh është e drejta e cdo qytetari, por sipas tij ngjarje të tilla ndodhin shumë rrallë në vendin tonë dhe për këtë arsye qeveria duhet të plotësojë detyrimet e veta kundrejt një samiti historik dhe se sheshet dhe bulevardi janë aty për të protestuar gjhithmonë.
Gjithsecili atë ditë duhet të bëjë axhendën e vetë siç ndodh në vendet demokratike. Qeveria duhet të plotësojë detyrimet e veta kundrejt një samiti historik në Shqipëri, ky është nder i veçantë që i bëhet vendit tonë, prandaj them që i takon qeverisë për detyrimet që ka që të kujdeset që ky takim të vejë sa më mirë të jetë e mundur dhe të nderohet. Sa për protestën varet nga mënyra se si e koncepton një politikan parimisht nuk ka asgjë të keqe për të shprehur në mënyrë demokratike të drejtën e vetë për të protestuar. Kushdo mund ta bëjë, por nisur nga fakti që jemi një vend i vogël dhe që ngjarje të tilla nuk përsëriten sa herë dhe për të dhënë mesazhe sa më të mira kur ne presim të fillojnë negociata reale sa i përket integrimit, sigurisht që kjo mbetet për tu parë dhe duhej për tu diskutuar sepse ka kohë për greva e demonstrata. Mendoj se do ishte më qytetare dhe evropiane që Shqipëria ta përqendronte vëmendjen tek samiti. Sepse bulevardin dhe sheshet këtu i kemi për të protestuar.
Ndërsa i pyetur se si është qasja e Gjermanisë dhe Italisë ndaj zgjerimit dhe çfarë domethënie kanë takimet e kryeministrit Rama me presidentin gjerman dhe kryeministren e Italisë, Milo tha se është e natyrshme që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mira me këto dy vende mike.
Është e njohur se të dy vendet janë mike me Shqipërinë e kanë mbështetur historikisht integrimin e Shqipërisë dhe kemi pasur dhe kemi mbështetje të gjithanshme prej tyre. Kemi një komunitet shqiptar emigrantë shumë herë më të madh në Itali, por po rritet dhe në Gjermani, pra kemi ura lidhëse me këto dy vende dhe është natyrshëm që Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mira me këto dy vende. Dhe është e natyrshme që këta lider vijnë tek ne dhe vizita e Ramës në Romë është e rëndësishme sepse takohet me njeriun që ka pushtet ekzekutiv që është një kryeministre e re dhe shpresojmë që marrëdhënie të tilla të vazhdojnë.
Në lidhje me samitin e NATO-s, Milo tha se në fokus të tij ishte Ballkani Perëndimor dhe e gjithë vëmendja e tij ishte e përqendruar pikërisht ndaj tij.
Ky ishte një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s dhe aty kishte 2 çështje themelore, situata në Ukrainë dhe nevoja për ta mbështetur nisur kjo dhe nga situata ku ndodhet aktualisht në dimër por dhe për shkak të operacioneve të Rusisë që godet infrastrukturën energjetike për t’ua bërë sa më të vështirë jetesën Ukrainës. Ndërkohë që çështja që na intereson ne është dhe vëmendja që tregojnë anëtarët e NATOs ndaj Ballkanit perëndimor. Dhe në këtë rast NATO e ka përqendruar vëmendjen në Ballkanin perëndimor më shumë në aspektin e sigurisë. Rusia ka vatra influence në Ballkanin perëndimor dhe ne duhet të ndjehemi të sigurtë dhe krenar që kemi mundur të sjellim këto dy organizma të rëndësishme në Ballkan.
Më të lexuarat


E dashura e McGonigal i çoi letër FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

"Bëri spastrimin etnik më të madh të të gjitha kohërave", Berisha ka 'dy fjalë' për Ramën: Nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë

Lulzim Basha rikthehet në ‘skenën’ politike? Gazetari i njohur zbulon lëvizjen e ish-kryetarit të PD-së

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Spartak Braho ultimatum Sali Berishës: Do djegë, do shkatërrojë? Ta provojë një herë!

“Me kë tallet kjo palo drejtësi”, reagimi i fortë i analistit për aferën McGonigor: Rama të japë shpjegime, DASH ta shpallë non-grata

Përplasja në PD më 8 janar/ Spartak Braho flet për deklaratën që tronditi politikën: Ishte planifikuar vrasja e Alibeajt, Sali Berisha kishte informacione se...

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë dhe Edi Ramën/ Zbardhen shkresat e dërguara SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme

SPAK thellon hetimet për tragjedinë e Gërdecit, merr në pyetje Shkëlzen Berishën, ankth dhe frikë në radhët e familjes së ish-kryeministrit
