Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opozita e ndarë në dy linja, Lulzim Basha kërkon përballje argumentesh me qeverinë, LSI bën sërish thirrje për revolta

Postuar: 12/09/2018 - 08:01

 Strategjia e Lulzim Bashës për të krijuar komisione paralele, ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e deputetëve. Ditët e fundit janë dhënë sinjale se kemi dy linja në opozitë. Nga njëra anë është Basha që kërkon betejë argumentesh me qeverinë, ndërsa nga ana tjetër janë disa deputetë të PD dhe eksponentë të LSI që kërkojnë revolta. Gazeta ka mësuar dje, se ditët e fundit një grup deputetësh janë rreshtuar kundër idesë së hedhur nga Basha, sa i takon bojkotit të Kuvendit. Mësohet se ky grup deputetësh demokratë janë shprehur se opozita duhet të intensifikojë “luftën” ndaj qeverisë jo vetëm në Parlament, por edhe në terren. Madje, i njëjti burim pohoi se ligjvënësit demokratë ia kanë shprehur këtë qëndrim edhe vetët kreut të PD, Lulzim Basha, teksa i kanë propozuar që të përshkallëzojë reagimin ndaj qeverisë. Së pari mësohet se ata i kanë kërkuar Bashës që të nisë një tur takimesh në çdo cep të Shqipërisë, si e vetmja rrugë për të bindur qytetarët, madje edhe demokratët që t’i bashkohen kauzës së opozitës. Kjo lëvizje e deputetëve të PD, vjen në një kohë kur opozita ka bërë thirrje për protestat. Por duke qenë se situata në bazë është konfuze dhe askush nuk ka dijeni se çfarë po ndodh me opozitën dhe cila është axhenda e saj, deputetët kanë menduar që rruga më e mirë për të bindur qytetarët që t’i bashkohen opozitës, është pikërisht bashkëbisedimi me ta.

LSI kërkon revolta

Teksa vetë në PD kemi një grup deputetësh që duan përshkallëzim të reagimit opozitar, në mbështetje të tyre ka dalë dhe LSI. Ditën e djeshme ka folur për mediat Endrit Braimllari, i cili deklaroi qartë se kërkesa për veting në politikë është një alibi e opozitës për të nisur protestat. Ai tha se nëse refuzohet kërkesa e tyre, do ketë reagim të fortë qytetar. Por deklarata e tij duket se është dhe një mesazh për Bashën, pasi LSI nuk do përballje në tavolinë, por do reagime në rrugë. “Vjeshta do të shoqërohet me protesta të opozitës në çdo qytet të Shqipërisë, pas përgjigjes së mazhorancës lidhur me vetingun në politikë. Projektligji prek tërësinë e vetingut, përfshihet dhe ajo. Por s’jemi në çështje teknike, jemi në fazën kur diskutohet. Absolutisht, Edi Rama nuk e do vetingun. Dhe të hënën në mëngjes nxori kryetarin e grupit të tij të thoshte që s’jemi dakord. Nëse mazhoranca nuk pranon, do marrim masa ekstreme. Protestat, janë njëra formë. Protesta në çdo rrugë, në çdo cep të Shqipërisë”, deklaroi Braimllari.

Aleatët kundër Bashës

Mirëpo, nuk ndalet me kaq, pasi gazeta mësoi se edhe aleatët tradicionalë të PD janë rreshtuar kundër strategjisë së Bashës për të krijuar komisione parlamentare. Sipas informacioneve, ata i kanë kërkuar Bashës që rruga më e mirë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti është që kryedemokrati të ofrojë sa më shumë alternativa për qytetarët. Madje, mësohet se aleatët kanë qenë të prerë duke i kërkuar Bashës që betejën kundër qeverisë duhet ta përqendrojnë në Kuvend dhe komisione parlamentare. Sipas informacioneve, ata i kanë kërkuar Bashës që çdo denoncim dhe korrupsion që ka lidhje me qeverinë duhet ta bëjnë publike si nga selia blu, ashtu edhe nga foltorja e Kuvendit. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse këto përplasje në kampin opozitar janë shpërthime spontane apo reale./Rigels SELIMAN

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 23:06

Grupi Bajri nuk është më i fuqishmi në Shkodër dhe në Shqipëri, por sipas gazetarit Artan Hoxha, grupi më i fuqishëm kriminal që vepron në kryeqendrën e veriut nuk është goditur ende.

Postuar: 24/09/2018 - 22:55

Gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të dalin fotografitë e një ministri t

Postuar: 24/09/2018 - 22:42

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari thotë se grupi i “Bajri” i goditur të premt

Postuar: 24/09/2018 - 22:33

  “Merr përsipër të gjykojë oligarkët një person si Lulzim Basha, i cili u vë gjoba at

Postuar: 24/09/2018 - 22:22

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar në “Open” të Eni Vasilit emrat e oligarkëve më

Postuar: 24/09/2018 - 22:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Real Story” është pyetur p

Postuar: 24/09/2018 - 22:05

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka bërë një kërcënim të hapur mbrëmjen e sotme LIVE në