Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opozita edhe 48 orë kohë/ Në një klimë të tensionuar politike, KQZ del me njoftimin e rëndësishëm

Postuar: 20/04/2019 - 15:34

Skadimi i afatit ligjor për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale përkon jo vetëm më pushim zyrtar të administratës së KQZ, por edhe me të dielën e Pashkëve. Për këtë arsye subjektet politike do kenë dy ditë më shumë kohë për t’u bërë pjesë e garës.

“70 ditë para datës së zgjedhjeve që i bie data 21 Prill është afati i fundit për regjistrimin e partive politike që do marrin pjesë në zgjedhje, por meqë është ditë e diel i bie të regjistrohen ditën e parë të punës që është data 23 prill, e martë”, tha Bledar Skënderi anëtar i KQZ.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, vendosën të mos regjistrohen në zgjedhje. Por, anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi sqaron se subjektet politike kanë edhe dy afate te tjera ligjore për tu bërë pjesë e procesit.

“Afat tjetër i rëndësishëm është afati i krijimit të koalicioneve, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, partitë që duan të krijojnë koalicion parazgjedhor duhet ta depozitojnë pranë KQZ në datën 2 maj. Afat tjetër më rëndësi është afati për regjistrimin e kandidateve që është afati 13 maj”, sqaron Bledar Skënderi anëtar i KQZ.

Në një klimë të tensionuar politike, KQZ vendos të qëndrojë larg debateve partiake duke njohur si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, datën e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Data e dekretuar nga Presidenti, është data 30 qershor dhe KQZ po merr hapat e nevojshme që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 11:08

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, ndërsa komenton protestën e djeshme të opozitës, thekson se ky është fundi i një pushteti të ligë dhe i analfabetit politik.

Postuar: 26/05/2019 - 10:55

Këtë mëngjes, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka shkuar në shtë

Postuar: 26/05/2019 - 10:46

Kujtim Gjuzi, deputet i opozitës së re ka reaguar ndaj protestës së djeshme.

Postuar: 26/05/2019 - 10:30

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet.

Postuar: 26/05/2019 - 10:18

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar pjesmarrjen e djeshme të qytetarëve në protestën

Postuar: 26/05/2019 - 09:48

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI -së Monika Kryemadhi protestën e djeshme e komentuan s

Postuar: 26/05/2019 - 09:20

Në Shqipëri protesta e thirrur të shtunën në mbrëmje nga opozita u zhvillua paqësisht, me përja