BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Politike

“Opozita flet ditën për oligarkët dhe flirton natën”, kryeministri Rama e thotë troç: Ja çfarë po kërkon të bëjë pala tjetër!

“Opozita flet ditën për oligarkët dhe flirton

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshme me gazetarët ‘Ekonomia ne fokus’, ‘thumboi’ ashpër opozitën.

Rama teksa po jepte detajet për taksën e sheshte, tha se opozita flet për oligarkët ditën dhe flirton me ta natën.

“Dua të ndal tek raporti i kësaj qeverie me të pasurit. Ja ku e keni listën e të pasurve, të mëdhenjtë, të oligarkëve, në buxhetin e shtetit, ja dhe kontributin në 2019. S’kemi marrë 2020-ën se ishte vit me anomal për të gjithë. Ja sa para më shumë ka marrë shteti nga xhepi i më të pasurve. 142% më shumë. Tani merreni atë kolonën e fundit dhe merrni një sharë dhe sharroheni me taksën e sheshtë 9%. Pala tjetër dëshiron që t’ua lërë në xhep oligarkëve. Flet ditën dhe flirton natën. Grafiku i tretë që dua të sjell në vëmendjen tuaj është tatimi progresiv mbi pagën e individëve. Shikojeni se si është ulur tatimi dhe se si janë rritur të ardhurat nga paga e tatim-fitimit mbi të ardhurat e individëve. Ka pasur një rënie në momentin e parë, dhe më pas ka ardhur në gjithnjë. Meqë predikohet se me taksën e sheshtë mblidhen më shumë lekë. Me taksën e sheshtë goditen ata që fitojnë më pak. Mbështet pronarët tuaj individualisht dhe ju që jeni këtu në ekran, do paguani më shumë nga rroga juaj. Taksa e sheshtë është për të pasurit, taksimi i ndershëm është për shumicën dërrmuese. Taksa e sheshtë është për ata që fitojnë më shumë në mbështetje të tyre dhe goditje për ata që fitojnë më pak. Ata që fitojnë më pak janë 97%.”, -tha Rama.

Më të lexuarat