BREAKING NEWS

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur Gjykatën e Lartë, vënë në rresht KLGJ për emërimet e reja, ja prapaskenat

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur
x

Politike

Opozita kërkoi takim të hënën, vjen menjëherë përgjigjja nga mazhoranca: Është ditë pushimi. Ja çfarë ka vendosur OSBE për mbledhjen e Këshillit Politik

Opozita kërkoi takim të hënën, vjen menjëherë

Mazhoranca i përgjigjet pozitivisht letrës së Oerd Bylykbashit i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste per Integrim, për zhvillimin e takimit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Por duke qënë se e hëna e kërkuar nga ta është ditë pushimi, kërkohet që takimi të mbahet të martën.

OSBE REZERVON PER TE MARTEN

Pavarësisht se dita e hënë është ditë pushimi për shkak të festës së Bajramit, OSBE impenjohet maksimalisht që të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik për Refrmën Zgjedhore të propozuar nga përfaqësuesit e opozitës me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës.

Përmes një njoftimi, OSBE-ja njofton se ka rezervuar sallën për ditën e martë, pasi e hëna e propozuar nga opozita është ditë pushimi.

“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundesuar rezervimin e salles per takimin e grupit te punes per reformen zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”.

Të premten, Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.