BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Politike

Opozita kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës/ Burri i ministres investitor strategjik? Rama: Vendimi që kam marrë

Opozita kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës/ Burri i

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për çështjen e shpalljes investitor strategjik të bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, duke thënë se nuk ka konflikt interesi.

Rama tha se bashkëshorti i Xhaçkës nuk po përfiton pronë publike, por ka fituar një të drejtë që e kanë marrë mijëra biznesmenë përpara tij, atë të shfrytëzimit të plazhit që është përballë pronës së tyre.

Rama u shpreh se do të merret vendimi që qeveria të qëndrojë jashtë vendimmarrjes për investorët strategjikë, por pa dhënë detaje për mënyrën se si do të operohet.

“Sa i përket të njëjtës pyetje, që prapë do ti jap përgjigje, dua tiu them këtë, unë jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri, por nuk jam nga ata që të huajt i kam në kategori të parë. Kjo e të afërtve me qeverinë është një gjë që e kam dëgjuar gjithë jetën, dhe e di që nuk do ndalet, dhe aq më shumë në një vend si ky i yni, kaq i vogël.

Janë afërsi komplet të imagjinuara, unë do të doja që të kishte dhe më shumë investitorë strategjikë shqiptarë. Pasi investimet strategjike nuk janë bërë vetëm për të huajt, por edhe për shqiptarët. Në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka me mijëra dhe me mijëra subjekte që marrin në shfrytëzim një pjesë plazhesh, si pjesë e disponimit të një prone private, dhe një nga ato mijëra subjekte është dhe subjekti në fjalë. Çfarë duhej bërë në këtë rast?

Që në këtë subjekt, që ka disa komponentë, mes të cilave dhe burri i ministres, nuk duhet të marrë plazhin që ka pranë pronës private. Duket sikur qeveria ka marrë një pronë private dhe ja ka thënë bashkëshortit të një ministre, kur në fakt ka ndodhur ajo që ka ndodhur më mijëra subjekte, që marrin në shfrytëzim pjesën përkatesë të plazhit, përballë zonës së tyre të plazhit. 

Unë kam kërkuar që të hiqet qeveria nga pjesa e këtyre vendimeve, pikërisht për të shmangur këto debate të sëmura”, u shpreh Rama.

Më të lexuarat