BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Opozita ndahet në 3 grupe parlamentare, aleatët tradicionalë dhe PDIU dalin më vete, LSI tërësisht jashtë loje

Opozita ndahet në 3 grupe parlamentare, aleatët tradicionalë dhe

Ditën e djeshme, Kuvendi u mblodh për të votuar grupet parlamentare dhe u bë e ditur se aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike dhe PDIU kanë dalë me grupe parlamentare më vete. Opozita do të ketë 3 grupe parlamentare, ku një do të jetë i Partisë Demokratike dhe 2 do të jenë të aleatëve të saj, përkatësisht Grupi i Aleancën për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim. Që të krijohet një grup parlamentar duhet që të jenë 7 deputetë dhe për këtë lideri demokrat Lulzim Basha, ka ndihmuar aleatët e tij duke u dhënë deputetë që të plotësojnë numrin e nevojshëm për të krijuar grupin parlamentar. Në një nga grupet do të ketë në përbërje 4 aleatët, kryetar Fatmir Mediu, anëtarë Dashamir Shehi, nënkryetar Agron Duka, zëdhënëse Merita Bakiu, sekretare Elda Hoti, anëtar Vangjel Dule, anëtare Emilja Koliqi. Ndërkohë, në grupin parlamentar të PDIU-së, anëtarë janë, Mesila Doda si kryetare, Ilda Dhori e cila do të jetë nënkryetare, Andia Ulliri si zëdhënëse, Nusret Avdulla sekretar, Shpëtim Idrizi do të jetë anëtar, Selaudin Jakupllari anëtar si edhe Kasem Mahmutaj po ashtu anëtar. Ndërkohë, ajo që bie në sy, është që demokratët nuk kanë ndihmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim për formimin e një grupi parlamentar, e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë. Për të formuar grupin parlamentar duhen të paktën 7 deputetë, që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i ka, pasi ka vetëm 4 deputetë, Monika Kryemadhin, Perit Vasilin, Erisa Xhixhon dhe Agron Çelën. Kështu, mungesa e një grupi parlamentar për një parti do të thotë se ajo nuk mund të marrë pjesë në procese të ndryshme reformuese. Sipas nenit 15 të rregullores së Kuvendit, në mungesë të grupit parlamentar, partia humbet mundësinë e pasjes së zyrës në kryesinë e Kuvendit, këshilltarë, kohën e veçantë për të folur në seancën plenare dhe trajtimin financiar për një nga deputetët që mund të drejtonte grupin parlamentar.

Më të lexuarat