BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Opozita nuk duhet të përsërisë gabimin”, aleati i Bashës zbulon lëvizjet strategjike dhe del me paralajmërimin e rëndësishëm

“Opozita nuk duhet të përsërisë gabimin”, aleati

Opozita prej kohësh po kërkon që në vend të mbahen zgjedhjet e parakohshme. I këtij mendimi është edhe kreu i PAA, Agron Duka, i cili i sheh zgjedhjet e parakohshme si të vetmet shpëtimtare për të dalë vendi nga kriza në të cilën është.

Në një intervistë për ABC News, Duka tha se është e rëndësishme dhe e domosdoshme që si fillim të zhvillohen zgjedhjet vendore dhe më pas zgjedhjet e tjera.

“Unë mendoj se zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore do të ishte mirë të bëheshin para. Nëse ky don të zgjidhet kriza duhet të ribëjë zgjedhjet vendore. Për të barazuar dhe gjetur ekuilibrat është e rëndësishme që të bëhen zgjedhjet vendore dhe më pas zgjedhjet qëndrore dhe nuk duhet që të bojkotohen më. Unë kam qenë kundër bojkotit të parlamentit. Protestat janë pjesë e aksionit opozitar, ndërsa zgjedhjet e parakohshme sa më shpejt të ishte  e mundshme kjo është më e mira”, është shprehur Duka.

Ish-deputeti ka theksuar se tashmë nuk do të bëjë gabimin që ka bërë në 2017 dhe se në garë mund të futet si përfaqësues i PAA dhe jo nga listat e PD-së.

Ai thekson se ka qenë kundër bojkotit të parlamentit, por mendon se duke qenë se koalicioni opozitar është më i madh është fitues.

Duka gjithashtu ka theksuar se gabimi i bojkotit të zgjedhjeve nuk duhet të përsëritet më nga opozita.

“Nuk do të ndodhë ajo që ka ndodhur në 2017 ku partitë tona nuk pati kohë të regjistrohet, ne duhet të garojmë dhe me sigla tona. Unë do të preferoja të isha vetë pasi nuk më pëlqen të fshihem në listat e komunitetit. Me të drejtë nga krerët e partive të vogla duke qenë i futur në listat e PD puna që unë bëj për të marrë vota ne ja japim PD-së por nëse kryetarët e bashkive do të punojnë për vetën e vet atëherë bëhet një diskutim se sa efektiv është të jesh në lista apo në betejë elektorale, unë preferoj betejë  elektorale. Koalicioni opozitar duke qenë i madh mendohet se është fitues.

Kemi shumë probleme jetojmë në një krizë dhe kriza politike ka sjellë këto gjëra faji nuk dihet se kush është, reforma në Drejtësi pati një votë unanime me 140 deputet më pas ajo ngeli aty. Në këto kondicione, pa Kushtetuese, a do hyhet apo jo në zgjedhje për mua ajo që është e rëndësishme është që të hyjm ënë zgjedhje.

Në të gjithë mënyrat nuk duhet të bojkotojmë zgjedhjet dhe të kapem me këto gjëra se ska gjykatë Kushtetuese, reformë në Drejtësi etj. Nëse opozita do të ishte në parlament gjerat do të ishin ndryshe. 3-4 veta janë që bëjnë debat siç është Murrizi. Nuk paragjykoj asnjë që ka pranuar mandatin e deputetit, por duhet ta mendojmë se nëse do të ishin deputetët si Basha, Mediu apo Dashamir Shehi çdo gjë tashmë do të ishte ndryshe”, ka thënë Duka.

Më të lexuarat