BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Politike

“Opozita nuk është komisariat protestash”/ Manjani nuk kursehet ndaj Metës e Berishës, del me deklaratën e fortë dhe ka një paralajmërim: Afati i fundit është shtatori!

“Opozita nuk është komisariat protestash”/ Manjani nuk

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për protestat që ka organizuar sëfundmi opozita.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se opozita nuk është komisariat protestash. Sipas tij, detyrë e Metës dhe Berishës është që të rrezojnë Ramën me ide e projekte dhe sa më shpejtë të kenë gati listën e kandidatëve që do bëhen pjesë e garës së re.

Postimi i plotë:

Opozita nuk është komisariat protestash!

*****

Dakord duhet protestuar për të zgjuar njerëzit nga gjumi i rrezikshëm antidemokratik, por protesta nuk është veprimtaria kryesore e opozitës politike në vend.

Nëse për çdo gjë që ndodh këtu, duhet të protestojë opozita, i bie që kjo e fundit të mbetet në rrugë.

Ndërkohë që opozita duhet të dalë në rrugë e të protestojë, grabitësit në pushtet e kanë terrenin elektoral bosh, pa konkurrencë.

Ça kuptimi ka që opozita proteston në rrugë kur grabitësit vazhdojnë qetsisht të plaçkisin çdo gjë publike?!

Sikur nuk shkon kjo llogjikë..!

Opozita politike në fund të shtatorit duhet të ketë identifikuar kandidatët që do garojnë në zgjedhjet vendore. Kjo është detyra e parë dhe më kryesorja.

Paralelisht bëhen edhe protesta, por protesta në funksion të një ideje/alternative.

Jo protesta sipas kërkesave të telespektatorëve, për çdogjë e për çdo hall.

Opozita është në radhë të parë e të fundit PO-LI-TI-KË, jo komisariat protestuesish.

Kandidatët dhe idetë alternative i japin opozitës frymëmarrjen për të cilën ka nevojë. Njerëzia duhet të përceptojnë se kjo politikë nuk është një betejë e Berishës apo Metës me Ramën, por është përplasje ekipesh dhe idesh. Duhet të kuptojnë se pushteti në demokraci transferohet tek dikush tjetër dhe jo ti lihet vetëm këtyre që e kanë.

Pushteti i sotëm është bërë si komedia Pallati 176, që jepet çdo ditë nëpër kanalet e tv sepse ska komedi tjetër më të mirë. Pa shpresë dmth...

Debati publik edhe protestat motivohen më mirë rreth ideve, alternativave dhe emrave të rinj në garë.

Prandaj duhen më shumë aktorë në debatin politik në vend.

Duhen kandidatët tani!

Sa më parë!

Fundi i shtatorit është afati i fundit.

Më të lexuarat