Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opozita nuk merret vesh me njëri-tjetrin, drejtori i kabinetit të PD-së del kundra Lulzim Bashës për një marrëveshje me Ramën

Postuar: 18/07/2019 - 17:51

Drejtori i kabinetit të PD-së, Dorjan Teliti i ftuar në studion e lajmeve në Ora News u shprehe se KQZ apo kryeministri Edi Rama nuk kanë të drejtë të interpretojnë ka apo nuk ka të drejtë Presidenti i Republikës të deketojë 13 tetorin si një datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

I pyetur nëse po shkohet drejtë thellimit të krizës apo ka shenja të një rrugëdalje prej saj, Teliti u shpreh se rrugëdalje ka gjithmonë, mjafton vullneti i mirë.

Sipas tij edhe lideri i opozitës, dhe aleatët kanë thënë se zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën nuk mund të ketë.

Por nga ana tjetër Teliti theksoi se opozita do të diskutojë me Ramën si kryetar të PS-së.

"Rrugëdalje ka gjithmonë, mjafton vullneti i mirë. Ne i kemi dhënë opsionet tona të rrugëdaljes. Kemi thënë që nuk duam të negociojmë në Edi Ramën kryeministër, por nuk kemi thënë që nuk duam të negociojmë me Ramën kryetar të PS-së. Kryetarin e PS-së nuk e vendosin demokratët, por anëtarët e PS-së. Kryeministri është i të gjithë shqiptarëve. Edhe lideri i opozitës, dhe aleatët tanë të njëjtën gjë kanë thënë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën nuk mund të ketë. Kjo tashmë është provuar. Ne do të diskutojmë me Edi Ramën si kryetar të Partisë Socialiste patjetër, nuk e vendosim ne kush është drejtuesi i kundërshtarit tonë politik. Ama të gjithë ne si qytetarë shqiptarë kemi të drejtë të vendosim kush është ai që do të na drejtojë të gjithë ne si Shqipëri."- tha Teliti.

Ndërkohë pak më parë reagoi edhe vetë Basha i cili shkruante se ndodhet në Vjenë me përfaqësuesit e lartë të OSBE-së duke ndarë shqetësimet e krizës politike në Shqipëri dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës së bashkuar e cila kërkon zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 13:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për faturat e çmendura të ministres Etilda Gjonaj të cilat prej orësh po qarkullojnë në media.

Postuar: 24/08/2019 - 13:23

Që pas marrjes së detyrës si kryebashkiak i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka nisur punën në terren për pa

Postuar: 24/08/2019 - 13:17

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është treguar shumë kritik lidhur me qënd

Postuar: 24/08/2019 - 13:01

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Postuar: 24/08/2019 - 12:25

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më

Postuar: 24/08/2019 - 11:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i takon projekteve për rrugët në vend.