BREAKING NEWS

Videoja ku po pinte kokainë, vjen reagimi i parë nga SPAK për kryebashkiakun e Bulqizës

x

Politike

Opozita përmbysi pas 12 vitesh qeverinë në Kosovë, Ditmir Bushati jep mesazhin e koduar për Tiranën

Ish-minstri i Jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në emision “Përballë” në TVSH vlerësoi fitoren e opozitës në Kosovë, të  Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së. Ai theksoi se kandidatët për kryeministër nuk kanë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me oligarkinë financiare të Kosovës.

Bushati tha më tej se raporti i tyre me mediat është më i mirë se i politikanëve shqiptarë.

“Është raporti me ekonominë, në rast se e shohim të dy kandidatët qoftë Albini qoftë Vjosa, nuk mund të thuhet për asnjërin që në të shkuarën të tyre të kenë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me të ashtuquajturën oligarki financiare në Kosovë. Raporti i tyre shumë i ndryshëm me mediat, nga raporti që përgjithësisht ne politikanët në Shqipëri kemi me mediat. Mënyra si u pasqyrua fushata dhe një lloj kordoni sanitar që përcaktuan kandidatët dhe partitë politike për ekrane dhe studio të caktuara të cilat konsideroheshin si studio në duart apo instrument të qarqeve të caktuara politike apo ekonomike. Mendoj që këto lloj elementesh ne gjithashtu duhet ti kemi parasysh në administrimin e të gjithë jetës politike në Shqipëri”, u shpreh Bushati në emisionin “Përballë”.