Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opozita tjetër skenar serb, më 25 maj protestohet sërish pasdite, Basha nis tërheqjen nga bllokimi i rrugëve

Postuar: 16/05/2019 - 09:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur ditën e djeshme diskutimet, sa i takon mënyrës se si do të vijohet me axhendën opozitare. Ditën e djeshme, kryedemokrati Basha ka zhvilluar një maratonë takimesh, ku fillimisht në orën 10:30 është takuar me aleatët e tij, ndërsa më pas me Kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë e partisë dhe ish-deputetët demokrat. Gazeta ka mësuar disa detaje nga këto mbledhje, teksa një vëmendje të veçantë i është kushtuar protestave. Kështu, protestën e madhe opozita ka vendosur ta thërrasë në 25 maj ora 19:00, ndonëse në tryezë ishin hedhur edhe disa data të tjera. Por arsyeja se përse opozita ka vendosur që të zhvillojë tubimin e radhës në një kohë kaq të afërt lidhet me një strategji të ndjekur prej saj. Duke qenë se në qershor janë zgjedhjet vendore, opozita synon që përmes kësaj proteste t’i ushtrojë presion kryeministrit Edi Rama, në mënyrë që ky i fundit të largohet përpara nisjes së fushatës. Po ashtu, të njëjtat burime saktësuan se një tjetër arsye që ka detyruar opozitën që të thërrasë protestën në fund të majit ka të bëjë edhe me zgjidhjen e krizës. Teksa ndërkombëtarët, por edhe vetë Basha e Rama kanë dhënë sinjale se palët mund të ulen në negociatat, opozita synon që përmes protestave, t’i dërgojnë mesazh shefit të qeverisë që të ulet sa më parë e të dialogojë me opozitën për zgjidhjen e krizës. Nga ana tjetër, sipas informacioneve mësohet se një tjetër arsye se përse u vendos që protesta e radhës të zhvillohet në një kohë kaq të afërt ka të bëjë me organizmin e saj. Deri tani opozita ka zhvilluar pesë protesta kombëtare dhe disa të tjera para Parlamentit, ndërsa ka bllokuar edhe rrugët dy herë. Por të gjitha këto nuk kanë prodhuar asgjë dhe është vënë re një zbehje e tyre. Kështu që, duke qenë se në qershor është vapë dhe nis edhe fushata, opozita ka vendosur që të zhvillojë tubimin e radhës në 25 maj, që të ketë sa më shumë pjesëmarrës dhe grintë. Por mbajtja e protestës në këtë datë, tregon qartë se opozita shqiptare vijon ende që të mbajë të njëjtin ritëm si opozita serbe, pasi si në Beograd, ashtu edhe në Tiranë, tubimet anti-qeveritare zhvillohen në të njëjtën ditë dhe orar. Pra, duket qartë se kemi të bëjmë me një skenar serb. Ndërkohë dje nuk u mor asnjë vendim sa i takon bllokimit të rrugëve, duke dhënë sinjal se PD e LSI po tërhiqen nga ky skenar.

Reagon Shehi

Pas takimit me Bashën, aleatët e vegjël të Partisë Demokratike, së bashku me Petrit Vasilin nga Lëvizja Socialiste për Integrim, u larguan nga selia blu. Për mediat ka folur vetëm kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i cili deklaroi se protestat do të vijojnë. “Aksioni fatkeqësisht do spostohet shumica në rrugë. Nuk do heqim dorë nga takimi me ndërkombëtarët, as me rininë e median, por akti kryesor është protesta në rrugë. Duam zgjidhjen finale pozitive për Shqipërinë që të vijë dita të bëhen zgjedhje si në të gjithë botën. Çuam alternativa për protestat. Ky qytet mund të prodhojë protesta përditë. Ne nuk bëjmë protestë për protestë por se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur”, deklaroi ai. Më tej, Shehi theksoi se opozita është e vendosur për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor. “Mesazhi kryesor i takimit ishte se zgjedhje më datë 30 nuk ka. Kjo është e para mesazhi kryesor. Më shumë se 25 kandidatë nuk ka konkurrues. Kanë rënë që tani moralisht zgjedhjet. Do të sajojnë kandidatë. Që sot po ju paralajmërojmë se ka filluar manipulimi zgjedhor. Kanë rënë dhe me letra. Nuk do të lejojmë zgjedhje më datë 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë. Këtu moral më për zgjedhjet nuk ka”, nënvizoi Shehi.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 13:30

Benefitet që u ofron ligji duket se shfrytëzohen mjaft mirë nga pushtetarët shqiptarë.

Postuar: 25/08/2019 - 13:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, më anë të një postimi në Facebook ka propozuar një zgjid

Postuar: 25/08/2019 - 12:30

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tregoi dje sesi ish-kryeministri Sali

Postuar: 25/08/2019 - 12:22

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit nuk ka bër

Postuar: 25/08/2019 - 11:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit

Postuar: 25/08/2019 - 10:47

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka shpërndarë sot një video në rrjetin social Facebook ku shpreh

Postuar: 25/08/2019 - 09:45

Kreu i qeverisë përgënjeshtroi lajmin se ishte larguar për pushime në Greqi, lajm i cili u publik