BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Opozita zhvendoset në Vlorë, Idrizi në krah të djathtë të Bashës, Dule jep sinjale largimi, kreu i PD sulmon Ramën dhe Markun

Opozita zhvendoset në Vlorë, Idrizi në krah të djathtë

Opozita e bashkuar u zhvendos dje në Vlorë ku zhvilloi dhe mbledhjen e radhës në shenjë proteste kundër lidhjeve të qeverisë me krimin. Në mbledhjen që u zhvillua paralelisht me seancën plenare, u pa prezenca e aleatëve opozitarë dhe kryesisht aleatit më të ri të PD, kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili për çudi ishte në krah të djathtë të Bashës. Ndërkohë që Kryemadhi ishte në krah të majtë, ndërsa aleatët e tjerë ishin rreshtuar mes deputetëve. Por vendosja e Idrizit në krah të djathtë, duket se ka qenë një sinjal i pastër se Basha po eviton LSI-në nga bashkëpunimi dhe po fokusohet tek PDIU. Por krahas këtij detaji, mbledhja e Vlorës, dha sinjale gjithashtu se kreu i PBDNJ, Vangjel Dule do të largohet nga koalicioni opozitar pasi zgjodhi të bojkotonte mbledhjen. Gjithashtu nga ana tjetër edhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk mori pjesë në mbledhje, duke lënë të nënkuptohet se ka qenë kundër vendimit të Bashës për t’u zhvendosur në Vlorë. Kjo për faktin se ish-kryeministri Sali Berisha e ka parë gjithmonë si një mundësi të mirë çështjen e ligjit të tetarit për të shkaktuar protesta masive në mënyrë që PD të përmbyste qeverinë dhe të rikthehej në pushtet. Madje, ai ka bërë shpesh thirrje për revolta, ndonëse kreu demokrat ka vendosur që të mos i përkrahë idetë e tij.

Kreu i PD sulmon Ramën dhe Markun

Kreu i PD, Lulzim Basha sulmoi dje kryeministrin Edi Rama dhe kryeprokuroren Arta Marku se janë vënë në shërbim të krimit. Në fjalën e mbajtur gjatë takimit të opozitës në Vlorë, kryedemokrati u shpreh se Marku është shërbëtore e kryeministrit Rama dhe jo Prokurore e Republikës. “Sikundër i bëj thirrje disa mediave që vazhdojnë të bëjnë fasadën e qeverisë, ta ndërpresin lidhjen me Arta Markun se Arta Marku po të ishte prokurore, sot duhej të arrestonte të paktën një duzinë prej atyre prej të cilëve po u flet. Po Arta Marku është shërbëtore e Edi Ramës dhe jo Prokurore e Republikës. Kështu që vendosni të vazhdoni të transmetoni shërbëtorët e qeverisë e kuptoni vetë se çfarë ju bën ju të nderuar pronarë dhe kryeredaktorë të medias, një akt i tillë. Pra, falënderoj edhe një herë të gjitha mediat që janë rikthyer online në këtë takim. Nuk ka asnjë kuptim t’i jepni shqiptarëve iluzionin, se në Kuvend po ndodh diçka tjetër, përveç vjedhjes. Në fakt, prania e kryeprokurores kukull të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë, është certifikata e vjedhjes”, tha ai. Basha tha se nëse prokurorja do bënte detyrën do vinte në Kuvend me pranga dhe do të arrestonte të gjithë deputetët që kanë lidhje me krimin. “I vetmi rol dhe i vetmi justifikim për praninë e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë, sot do të ishte n.q.s do të kishte shkuar me pranga dhe të tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin në atë sallë, të cilët bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele, po përgatiten të konsumojnë edhe një herë aktin e vjedhjes me ligj”, u shpreh Basha.

Basha: Papunësia në nivel rekord

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se përmes lidhjeve të tij me krimin ka shkatërruar ekonominë në Vlorë. Basha tha papunësia është në nivele rekord dhe numri i të rinjve po largohet nga vendi çdo ditë e më shumë. “Ndërkohë, ekonomia e Vlorës është në kolaps total. Papunësia është në nivele rekord. Numri i të rinjve vlonjatë që largohen nga qyteti i tyre dhe nga vendi është konkurrues me numrin e të rinjve të një tjetër qyteti fqinj, atij të Fierit. Krimi i organizuar, në bashkëpunim me Edi Ramën, e ka shndërruar Vlorën në një zonë lufte të vërtetë. Luftë për kontroll dhe treg midis bandave kriminale, ku viktimat janë qytetarët e pafajshëm, janë prindërit dhe fëmijët e tyre, janë biznesmenët e ndershëm, është ekonomia e këtij qyteti, është e ardhmja e këtij qyteti, i cili ka një vend të veçantë për krenarinë historike dhe tipike, dhe që sot është kokulur”, tha ai. 

Endri Arizi

Më të lexuarat