Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Opozitë që na sfidon me vezë", Rama e thotë troç çfarë ndodh me Bashën dhe Kryemadhin

Postuar: 12/02/2019 - 17:34

Kryeministri  Edi Rama nga Lezha u kërkoi votën qytetarëve që Partia Socialiste të marrë drejtimin e Bashkisë së këtij qyteti. Në aktivitetin “Bashkia që duam”, Rama tha se nuk ka opozitë që t’i sfidojë, sepse sipas tij, i mungon programi dhe alternativa.

“Ne nuk kemi një opozitë që na sfidon me ide, me argumenta, me program, që është alternativë, që realisht ka një plan. Kemi një opozitë që na sfidon me vezë. Me vezë gjuajnë ata që nuk dëgjohen, që nuk kanë mundësi të dëgjohen, që nuk kanë mundësi të flasin, që nuk kanë mundësi të shfaqen asgjëkundi. Me vezë mund të gjuajë një i ri, një e re për të thënë jam dhe unë këtu. Ka deputet që gjuan me vezë në parlament dhe një opozitë që e duartroket dhe e promovon në byronë e vet politike. Ose një opozitë që vjen në Parlament për të treguar muskujt, për të treguar dhëmbët”, tha Kryeministri.

Rama premtoi para banorëve të Lezhës se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e rrugës së Torovicës, një shqetësim i vjetër ky i banorëve, si dhe përmendi disa investime të tjera.

“Për pak ditë do fillojmë rindërtimin e rrugës së Torovicës. Projekti është bërë, kontrata lidhet gjatë këtyre ditëve. Do vijmë prapë dhe unë nuk pres shirita asnjëherë. Por nuk është vetëm ajo rrugë sepse ajo zgjidh një problem të vjetër dhe krijon një hapësirë për atë komunitet. Është rruga tjetër shumë e rëndësishme që është Shëngjin – Velipojë. Është aks strategjik për zhvillimin e turizmit. Jemi në përfundim të procedurës për rrugën tjetër Milot-Balldren që do të bashkohet me autostradën që do të bëjë një akses shumë më të sigurtë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 23:58

Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar për 73 vjetorin e lindjes ish-presidentin amerikan Bill Klinton.

Postuar: 19/08/2019 - 23:30

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” m

Postuar: 19/08/2019 - 22:03

Aktori Gazmend Paja, është personazhi i radhës, që ka cituar kryeministri Edi Rama, si një nga zë

Postuar: 19/08/2019 - 21:43

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipë

Postuar: 19/08/2019 - 21:17

Kjo e hënë ka shënuar turistin e 1 miliontë që ka hyrë në vendin tonë, për muajin gusht, duke shë

Postuar: 19/08/2019 - 20:08

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka komentuar nëpërmjet një statusi në “Facebook” traz

Postuar: 19/08/2019 - 19:44

Pas arrestimit të Arvit Bushatit, kreut të FRPD  partia demokratike do të zhvillojë protestë