BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

“Ore ku janë sfurqet?”/ Habit Klevis Balliu, debaton me analistin/ Ndërhyn menjëherë Fevziu (REPLIKAT)

“Ore ku janë sfurqet?”/ Habit Klevis Balliu, debaton me

Klevis Balliu ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është habitur që pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta, shqiptarët ende nuk kanë marrë sfurqet për mbrojtjen e votës. I ftuar në “Opinion”, Balliu, i pyetur për shkarkimin e Metës pasi sipas maxhorancës ‘ka braktisur detyrën’, Balliu u ndal tek sfurqet.

Më pas, Plarent Ndreca ndërhyri, ndërsa Balliu i tha të mos e bënte atë gjë, pasi nuk donte debat, por dontë të fliste vetëm ai.

Pjesë nga biseda:

Klevis Balliu: A janë vjedhur vota këtu? Janë vjedhur dhe s’do presim edhe një vit tjetër që të dalë BILD-i këtu. Për çfarë akuzohet Presidenti? Që thotë të marrin sfurqet e tu priten duart? Unë jam i shqetësuar pse nuk po shoh sfurqet…nuk jam i shqetësuar për atë

Blendi Fevziu: Nuk e diskutojmë si opinion tëndin

Klevis Balliu: Këtu është e çuditshme, spese vjedh votat Rama thonë shkarkojmë Presidentin. Ai ka reaguar për ngjarjen e Kavajës, ç’a ka këtu për të mos u kuptuar, ja ku është kryebashkiaku me atentatorin, si të mos reagojë

Plarent Ndreca: Por lëre more se e ka prokuroria në dorë

Klevis Balliu: Një minutë të flas unë, a fole tre orë ti aty, s’thashë gjë unë

Plarent Ndreca: Por mirë mo debat po bëjmë

Klevis Balliu: Po s’dua debat unë, dua të flas vetë

Blendi Fevziu: Jo, jo bëni një çikë debat bëni.

 

Më të lexuarat