
Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet
“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

Organizatori i takimeve të “Foltores” demaskon Berishën dhe kandidatin e tij për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi i përfshirë familjarisht në aferën e Portit të Durrësit, ja si Belinda Balluku i nxori zbuluar në Komision

Shkruar nga Elmas Bogdani 3 Dhjetor 2022

Avokati i njohur Altin Goxhaj, kryetar i Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, njëkohësisht dhe organizator i takimeve të “Foltores”, ka thelluar edhe më shumë aferën e madhe të Portit të Durrësit duke nxjerrë në dritë fakte të rënda dhe pazare të fshehta politike pozitë-opozitë. Ndryshe nga denoncimet e fundit nga politikanë dhe media, lidhur me procedurat apo kompanitë fantazmë që kanë dalë në skenë, Goxhaj ka treguar përfshirjen në këtë skandal edhe të “Foltores”, për më tepër njeriut më të besuar të Sali Berishës, Belind Këlliçi, kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Avokati i njohur, në një reagim në rrjetet sociale ditën e djeshme zbuloi se Këlliçi është i përfshirë familjarisht në aferën e Portit të Durrësit. Ai hedh dyshime për një lëvizje misterioze të vëllait të tij Reshard Këlliçi, duke kërkuar të shpjegohet roli i kompanisë ligjore Frost & Fire Consulting lidhur me kontratën që është firmosur me Muhamed Alabar, themelues i Emaar Group dhe pse Reshard Këlliçi fshiu disa ditë më parë profilin e vet nga Linkedin dhe vetë kompania e tij ligjore zhduku të dhënat nga Linkedin. Goxhaj shkruan se mban përgjegjësi ligjore lidhur me këtë denoncim për lidhjet e “Foltores” me Portin e Durrësit.
Si i nxori zbuluar Balluku në Komision?
Avokati e mbështet skandalin e krahut të djathtë të Sali Berishës, Belind Këlliçi me deklaratat e zv/kryeministres njëherazi dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila foli pak javë më parë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mbi marrëveshjen e Portit të Durrësit. Teksa Balluku iu përgjigj “Foltores” duke thënë se akuzat e tyre për këtë projekt të madh janë të turpshme dhe se prishin imazhin e Shqipërisë, nën rreshta ajo i demaskoi. Balluku iu drejtua "Foltores" se ata e dinin mirë që njerëzit e tyre ishin avokatët ligjorë të marrëveshjes. “Për punën serioze në të cilën është bërë në këtë kontratë janë kolegët tuaj, janë njerëz të cilët kanë punuar seriozisht, janë të angazhuar me kontratë. Kur pasdite uluni nëpër tryeza me kolegët tuaj dhe ju thonë që po e bëni kot këtë luftë se ajo është kontrata më e mirë që ka bërë Shqipëria. Ju e dini shumë mirë”, është shprehur Balluku. Pra, sipas Goxhajt mesazhi indirekt për “Foltoren” ishte se dhe ata janë në dijeni se në këtë projekt është përfshirë familjarisht dhe Belind Këlliçi.
Por çfarë e lidh familjen e Belind Këlliçit me qeverinë?
Belind Këlliçi është bashkëshorti i Ana Shkrelit, vajzës së ish-zv ministrit socialist Artan Shkrelit, emër i njohur i partisë në pushtet dhe kupolës së qeverisë, i privilegjuar i Edi Ramës me poste të larta në qeverisjen e tij. Por kjo nuk është lidhja e vetme e Këlliçit me Partinë Socialiste. Ndërsa ai bënte opozitë, vëllai i tij merrte pagë nga një degë e ministrisë që drejtohet nga Belinda Balluku. Pas publikimit të listës së pagave, Reshard Këlliçi rezultoi i punësuar si këshilltar ligjor pranë shoqërisë AlbGaz me pagë rreth 1.9 milion lek të vjetra. AlbGaz është në pronësi 100 për qind të shtetit shqiptar me aksionet që zotërohen nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.
Më të lexuarat


“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

Deputetja e “grupit të Alibeajt”: Do mbështesim kandidatin e dalë nga “Primaret” e Berishës! Bashkimi është jetik për ne!

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

‘Luftë’ e 2 PD-ve/ “Këto janë çudirat e politikës sonë”, reagon ish kreu i KQZ Kristaq Kume dhe zbërthen përplasjen e ashpër brenda partisë: S’mund të mbahet peng! Vetëm gjykata...

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’, zbulohet lëvizja e minutave të fundit nga grupi i Alibeajt (Foto)

Sali Berisha kërkon të kthejë ’97, ja 4 dosjet që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri

"Të zgjasë afatin e Big Brother Vip deri në 15 maj!"/ Avokati i njohur thirrje urgjente Arbana Osmanit, tregon lëvizjen ‘smart’ të kryeministrit: Që nga momenti i hyrjes se Ramës brenda ne shtëpi të asistohet e survejohet nga ...

“Foltorja” e pashpresë, kërkesë KQZ të njohë komisionerët e saj për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi pranon vetëm Lulzim Bashën si kryetar të PD, alarmohet Berisha
