
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Ortaku i Vuçiçit i vjen në ndihmë Serbisë, harton projekt Asociacioni për Kosovën dhe e dërgon në Paris e Berlin, anashkalon Uashingtonin e dyerve të mbyllura

Shkruar nga Elmas Bogdani 9 Qershor 2023

Dhjetëra mijëra demonstrues po mbushin sheshet në Serbi duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç. Nga ana tjetër kryeministrja Ana Bërnabiç paralajmëroi se i ka lënë dorëheqjen në tavolinë liderit serb dhe kërkon që të çojë vendin në zgjedhje të reja. Demonstratat kundër presidentit Vuçiç po vijojnë në forma masive, gjë që po tregon se kërkesat për rrëzimin e tij janë kthyer në fenomen shoqëror. Shenjat janë të njëjta me demonstratat që rrëzuan Milosheviçin. Nëse protestat do të vijojnë në këtë formë, historia do ta përsërisë vetveten dhe Vuçiç do të rrëzohet. E gjithë kjo situatë e krijuar falë qëndrueshmërisë së Albin Kurtit për të drejtat e Kosovës që mohohen nga Beogradi. Pra presidenti serb po përballet me ditët e tij më të zeza dhe në situatën më të vështirë i vjen në ndihmë “vëllai” i tij, kryeministri Edi Rama. Nga frika se mund të rrëzohet Vuçiç nga pushteti, ose mund të humbasë zgjedhjet në Beograd, Rama vazhdon t’i japë oksigjen duke devijuar në këtë rast dhe kërkesat e qarta të Uashingtonit. Kryeministri i Shqipërisë ka marrë përsipër të trajtojë çështje që i takojnë qeverisë së Kosovës. Ai njoftoi ditën e djeshme se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Sipas shefit të qeverisë plani i është dorëzuar Gjermanisë dhe Francës dhe pret që të pranohet nga Prishtina dhe Beogradi. Drafti është hartuar nga Rama pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit, por në këtë situatë kjo gjë ndihmon vetëm presidentin serb. Nga ana tjetër, kjo lëvizje ndihmon dhe vetë Ramën, pasi kryeministri ndodhet në ditët e tij më të vështira pas arrestimeve të fundit nga kampi i tij. Rikthimi i çështjes së Kosovës në këtë moment delikat largon vëmendjen e shqiptarëve nga prangat në PS.
Rama anashkalon Uashingtonin e dyerve të mbyllura
Situata e Ramës është shumë inkadeshente në raport me aleatin tonë strategjik. Marrëdhëniet midis kryeministrit shqiptar dhe shtetit amerikan janë prej dy vitesh në nivelin më të ulët që mund të ketë pasur ndonjëherë një kryeministër shqiptar në raport me të vetmin aleat strategjik që ka pasur kombi shqiptar në 30 vitet e fundit. Edhe me projektin e Asocacionit kryeministri Rama ka anashkaluar në këtë mes sërish Uashingtonin. I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e tha qartë nga Beogradi se Asociacioni nuk është çështje urgjente. Teksa ka komentuar kërkesat për zgjidhjen e situatës në veri, zyrtari i DASH ka thënë se nuk i ka dhënë afat Kurtit. 3 kërkesa i janë paraqitur kryeministrit kosovar nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, për zgjidhjen e krizës në veri të vendit. Qetësimi i situatës në terren, shpallja e zgjedhjeve të reja për katër komunat veriore dhe rikthimi në tryezën e dialogut, i ka në tavolinë kryeministri Kurti. Lideri kosovar po i zbaton me përpikmëri mesazhet e qarta dhe të prera të Perëndimit. Kjo lëvizje në këtë moment e Ramës duke e trajtuar Asociacionin si shpëtim për Kosovën tregon hapur se Rama po flet sërish me gjuhën e Vuçiçit. Presidenti serb në çdo dalje të tij për media, takim me ndërkombëtarët, por edhe në fjalimet e tij përmend çështjen e Asociacionit si diçka që duhet të realizohet sa më parë dhe këtë gjë po e pengon Prishtina.
Mesazhi i Ramës
Rama e cilësoi Asocacionin si çelësin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Unë jam këtu të ndaj me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane do të ishte deri në fund Asocacioni i komunave me shumicë serbe dhe jam i bindur se asnjëra nga palët nuk e do dhe do të bëjë çmos ta shtyj në pafundësi duke mbajtur krizën me çdo lloj artifice. Besoj se krijimi i Asocacionit është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha Forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë. Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe europianë prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti. Natyrisht që ky është një dokument konfidencial i cili pa diskutim nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionin dhe patjetër merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete, gjëra që lidhen me përfundimin e suksesshëm të dialogut dhe jo që të flasin me vete dhe për vete. Kjo ishte ajo që unë doja të ndaja edhe publikisht. Natyrisht, arsyeja pse e ndaj publikisht sot është ajo që thashë më parë, sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë Kosovën sesi tkurret e tkurret në sytë e atyre që e krijuan shtetin e Kosovës”, tha Rama.
“Zëri i Amerikës” ngre dyshime të forta ndaj draftit të Ramës
Siç e lexoni në fjalën e Ramës ka shumë paqartësi dhe një nga këto i ka evidentuar dhe Zëri i Amerikës. “Mbetet po ashtu e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj. Zoti Rama tha se ekspertët kanë dhënë një kontribut dhe se ai thjesht ka bërë që ky kontribut të kthehet në një mundësi për dialog duke theksuar se nuk ka dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje, “unë thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut nëpërmjet kumbarëve të procesit, që janë presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë. I takon atyre të bëjnë atë që dëshirojnë me këtë kontribut sepse tani ishte gati për tu bërë dhe tani janë kushtet për tu bërë, duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën”, thuhet në shkrimin e “VOA”.
Më të lexuarat


U caktua si raporter nga KiE për sekuestrimin e aseteve ruse/ Basha: Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe një besim i madh, hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme

Deklaratat e Ramës për KFORIN/ Basha: E rrezikshme dhe e dënueshme, PD do të depozitojë nesër kërkesë për interperlancë

“Vuçiç i përfshirë në skenar”, Basha: Armatimi në Kosovë është futur prej muajsh

Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Sulm terrorist në Ankara/ Presidenti Begaj: Shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke

Sulmi terrorist para parlamentit, reagon Rama

Basha vijon turin nëpër Shqipëri, kreu i PD e nis ditën me takime në Ndroq

Tensionet në Veri/ Ministrja Gërvalla reagon ashpër ndaj propozimit të Ramës: Shumë i rrezikshëm, trembem kur dëgjoj...

“KFOR të marrë Veriun”/ Ish-ministri Lleshaj ‘shuplakë’ Ramës, del kundër deklaratave të tij për Kosovën: E përcakton NATO, jo...

Beleri bën lëvizjen e radhës nga burgu
