Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

OSBE dhe Gjermania shpërthejnë në kritika ndaj PD-LSI, kërkojnë opozitë më serioze përballë qeverisë, alarm në SHQUP

Postuar: 23/05/2019 - 07:54

Ndërkombëtarët kanë lëshuar të tjera akuza në drejtim të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Si në çdo deklaratë të tyren, edhe ditën e djeshme OSBE dhe Gjermania kanë qenë mjaft kritikë ndaj qëndrimeve që po mban Basha dhe Kryemadhi. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt shprehet se qeveria ka nevojë për një opozitë më serioze dhe më efektive. Përmes një letre, ai u shpreh se qeveria ka nevojë të sfidohet dhe të kritikohet, duke analizuar dhe protestat e opozitës, por edhe kërcënimin që i bënë të rinjtë e PD-LSI në banesën e tij. Ambasadori i OSBE deklaroi se dënon protestat e dhunshme të Bashës dhe Kryemadhit, si dhe veprimin e tyre për të dëmtuar pronën publike. “Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private. Ne vazhdojmë t'u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët. Është klishe të thuash se të rinjtë janë e ardhmja, se e ardhmja u takon atyre. Kjo është e vërtetë, por vetëm nëse të rinjtë janë të gatshëm ta kapin atë të ardhme për vete, t’ia marrin brezit të vjetër dhe t’i japin formë sipas nevojave të tyre”, u shpreh ambasadori i OSBE Bernd Borchardt.

Gjermania kritika PD-LSI

Po ashtu edhe ambasadorja e Gjermanisë Susanne, Schutz ka qenë mjaft kritike ndaj Bashës dhe Kryemadhit. Gjatë një konference, ajo ka dënuar vendimin e PD-LSI për të bojkotuar Parlamentin, duke theksuar se ky veprim ka ndikuar në ngadalësimin e procesit të reformave.

“Aktorët kërcënues në këtë rajon janë të nënvizuara në axhendën tonë, ekspertët dhe analistët do të flasin për këtë temë ditën e sotme. Shqipëria është kandidate për në BE, aspirante. KE do të prezantojë raportin për progresin e Shqipërisë dhe për të bërë publike reformat. Parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për Shqipërinë për hapat e mëtejshëm. Jam e bindur se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjegjësinë që kanë partitë politike për të punuar në interesin e vendit dhe për të qëndruar besnikë te votuesit e tyre. Polarizimi i thellë politik dhe bojkoti i institucioneve demokratike dhe i proceseve vendimmarrëse kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e reformave dhe nuk kanë qenë aspak të dobishme në avancimin e vendit në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha ambasadorja gjermane Susanne Schutz.

Alarmohet SHQUP

Por pas “dushit të ftohtë” që Gjermania dhe OSBE i bënë opozitës, është alarmuar SHQUP. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, u është drejtuar përmes një mesazhi të gjithë ish deputetëve demokratë, ku u kërkon të mos komentojnë asnjë fjalë mbi deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Sipas tij, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon. Ai shtoi se ky është një diversion i përgatitur me qëllim për të larguar vëmendjen nga kriza politike e shkaktuar në Shqipëri. “Asnjë koment për deklarata e Borchard. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchardt dhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet”, thuhet në mesazhin e Bardhit drejtuar ish deputetëve. 

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 23:57

Pas shoqërimit në komisariatin e policisë Elbasan ka reaguar kryetari i PD-së Aurel Bylykbashi. Bylykbashi thekson se vazhdon që ti qëndrojë besnik të gjitha fjalëve që ka thënë në deklaratën e tij.

Postuar: 25/06/2019 - 23:51

Kryeministri Edi Rama i ka surprizuar të gjithë shqiptarët me një video që ka publikuar në rrje

Postuar: 25/06/2019 - 23:44

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, duket se kompromisi është i pamun

Postuar: 25/06/2019 - 23:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një deklaratë telefonike për emisionin &ldquo

Postuar: 25/06/2019 - 23:15

Moderatorja Sonila Meço është ‘përplasur’ me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha

Postuar: 25/06/2019 - 23:02

Ditën e sotme në emisionin “Dritare me Rudinën” ka pasur një debat të ashpër mes Left

Postuar: 25/06/2019 - 22:55

Erisa Xhixho, nënkryetare e LSI-së në studion "5 pyetje nga Babaramo" deklaroi se opozi