BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Politike

OSBE nxit ngritjen e Këshillave Vendorë të Sigurisë: Reagim shumëpalësh ndaj elementeve që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin publik

OSBE nxit ngritjen e Këshillave Vendorë të Sigurisë: Reagim

Prezenca e OSBE ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët në Shkodër, për krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë. E pranishme ishte zyrtarja e Prezencës së OSBE-së, Susanna Naltakyan si edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, së bashku me përfaqësues të Policisë së Shtetit, zyrës së Prefektit, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sistemit të shëndetësisë, shoqërisë civile, organizatave rinore, si dhe drejtues të komuniteteve fetare. Diskutimi u përqendrua në situatën e sigurisë kombëtare dhe rendit publik në Shkodër dhe se si mund të kontribuojë Këshilli për një përmirësim të dukshëm të mjedisit të sigurisë në këtë bashki. Takimi u hap nga kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila vuri në dukje vlerën e madhe të këtij instrumenti tashmë të testuar për nxitjen e reagimeve të bashkërenduara të komuniteteve lokale ndaj sfidave të sigurisë. Në fjalën e mbajtur në këtë veprimtari, zyrtarja e Prezencës së OSBE-së, Susanna Naltakyan, vuri në dukje gatishmërinë e prezencës për ofrimin e mbështetjes sa më të gjerë për themelimin e Këshillit edhe në Bashkinë e Shkodrës. Sipas saj, themelimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë anembanë vendit përbën një mundësi të shkëlqyer për komunitetet lokale që këto të trajtojnë me efikasitet të lartë dhe nga një këndvështrim mbarëshoqëror të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë. Ndërsa, eksperti i OSBE-së, Enri Hide, prezantoi konceptin e Këshillave Vendorë të Sigurisë dhe gjetjet e raportit të vlerësimit të botuar nga prezenca vitin e kaluar me synim vlerësimin e efikasitetit të këtyre të fundit. Si rezultat i tryezës së rrumbullakët, pjesëmarrësit propozuan një udhërrëfyes për themelimin dhe vënien në funksion të Këshillit Vendor të Sigurisë Shkodër. Veprimtaria bën pjesë në përpjekjet më të gjera të Prezencës së OSBE-së për të forcuar partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe joshtetërore, me synim bërjen të mundur të reagimit shumëpalësh ndaj sfidave të llojllojshme të lidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Më të lexuarat