Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përfundon mandati i Llallës, Kuvendi nis sot procedurat e zëvendësimit, ja si shpëtuan nga burgu ish-ministrat e Berishës gjatë 5 viteve të kryeprokurorit në detyrë

Postuar: 07/12/2017 - 08:22

Adriatik Llalla ka mbyllur sot zyrtarisht mandatin në krye të prokurorisë. Në dhjetor të 2012 ai u zgjodh kryeprokuror me votat e PD dhe mes shumë debateve, ndërsa sot i skadon mandati 5 vjeçar dhe në vend të tij do të emërohet një kryeprokuror i përkohshëm. Mazhoranca qeverisëse nuk do të presë asnjë ditë më shumë, pasi sot në orën 11.30 do të mblidhte Komisioni parlamentar i Ligjeve për të shpallur vakancën dhe për të nisur procedurat e emërimit të një emri të ri në krye të organit qendror të akuzës. Dje ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, që i kanë dërguar Komisionit të Ligjeve nga një memo, ku shpjegojnë procedurat që do të duhet të ndiqen. Në dokumentet e siguruara nga gazeta, shërbimet e Kuvendit bëjnë konstatimin e mbarimit të mandatit të kryeprokurorit dhe për këtë do të vihen sot në dijeni të gjithë anëtarët e Komisionit të Ligjeve. Por ajo që thuhet në memo pritet të shkaktojë debate, pasi sipas sugjerimeve të juristëve, duhet të prevalojë Kushtetuta në këtë rast, sa i takon votave që duhet të marrë emri i ri. “Në respektim të hierarkisë së normës juridike, kushtetuta dhe ligji 97 2016 dhe rregullores së kuvendit neni 55 pika 1, ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezultatet konsiderohen të miratuara nga Kuvendi, kur për to kanë votuar shumica e deputetëve në prani të më shumë se gjysmës dhe gjithë anëtarëve të Kuvendit, me përjashtim të rasteve kur në Kushtetutë parashikohet shumicë e cilësuar për miratimin e tyre. Miratimi nga Kuvendi i vendimit për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm duhet të kryhet në respektim të këtyre dispozitave”, thuhet aty. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm ka bërë konstatimin se mungon ngritja e KLP, duke dhënë dhe argumentet. Ai ka përmendur ngërçin me anëtarët nga shoqëria civile. Sipas tij, deri në datën 4 dhjetor Avokati i Popullit nuk ka çuar asnjë kandidaturë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mund të ngrihet. Arsyeja e dy memove të mësipërme është se Kushtetuta dhe Ligji përcakton që është KLP që konstaton mbarimin e mandatit. Për këtë arsye është bërë konstatimi i mungesës së këtij organi dhe më pas është vënë në lëvizje Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura.

Karriera e Llallës

Adriatik Llalla ka qëndruar 5 vite në detyrë dhe e vetmja gjë për të cilën do të mbahet mend, është mbyllja e dosjeve të korrupsionit. Gjatë kohës që ai ishte kryeprokuror vetëm një zyrtar i lartë u dënua, ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, por dhe në rastin e tij ishte KLSH që zbardhi skandalin. Edhe pse kryeprokurori në çdo dalje deklaronte se do të dërgojë pas hekurave “peshq të mëdhenj”, prokuroria ishte një histori dështimi në luftën ndaj korrupsionit. Ata që përfituan më së tepërmi janë Berisha dhe ish-ministrat e tij, të cilët ja hodhën paq. Dosja më e fundit e mbyllur është ajo për aferën e CEZ, ku u padit Berisha me ish-ministrat dhe prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale, ndonëse Kuvendi depozitoi shumë prova. Por muaj dhe vite më parë ka pasur shumë dosje të tjera që u mbyllën nga Llalla. Një ndër ta është Lulzim Basha, përveç rrugës Durrës-Kukës, ndaj tij ka pasur dy padi për abuzime me lejet e ndërtimit kur ishte kryetar bashkie dhe një për 21 janarin. Që të gjitha dosjet u mbyllën. Një tjetër ish-ministër është Ridvan Bode, ai u padit për fshehje pasurie, aferën e CEZ dhe rrugën Durrës-Kukës por sërish nuk pati asnjë lëvizje nga prokuroria. Po ashtu ka ndodhur me Arben Imamin, Sherefedin Shehun, Genc Rulin, por dhe me ministra e ish-ministra të qeverisë “Rama”, si Damian Gjiknuri dhe Edmond Haxhinasto.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.