Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, zbardhen vendimet

Postuar: 20/02/2018 - 19:41

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për situatën në Kukës dhe pakënaqësitë e krijuara në bazë pas vendimit për shkarkimin e Mimi Kodhelit si e deleguar në këtë rreth dhe zëvendësimin me Safet Gjicin.

Kryesia e PS ka vendosur pasditen e sotme mbajtjen e zgjedhjeve në disa degë lokale të PS. Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se do ketë zgjedhje në disa degë të bashkive të vendit, ndërsa veçanërisht, duke komentuar situatën e fundit në degën e PS Kukës, u shpreh se procesi do nisë edhe njëherë nga fillimi.

Deklarata e Taulant Ballës

Një ndër pikat e rendit të ditës, ishte një analizë e ristrukturimit në Bashkinë Kukës. Pasi u njohëm me auditin në Kukës do të fillojmë deh njëherë nga fillimi. Nga sot deri në maj do të bëhen zgjedhje të reja  për të pasur një asamble të re në Kukës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS ftoi gjithashtu qytetarët që t’i bashkohen Platformës së Bashkëqeverisjes përmes portalit “Shqipëriaqëduam”, pasi sipas tij aty do të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, ndërsa një tjetër çështje e diskutuar në kryesinë e PS ka qenë edhe çelja e zyrave të bashkëqeverisjes në 9 bashki ku aktualisht nuk ofrohet ky shërbim.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 33

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 17:51

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ku u shqyrtua dhe më pas u miratua dekreti i Presidentit Ilir

Postuar: 18/09/2018 - 17:35

Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca, ka mbërritu

Postuar: 18/09/2018 - 17:34

Kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në një takim përshëndetës në zyrë ambasadorin e SHBA, Donald

Postuar: 18/09/2018 - 17:32

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar e cila është kthyer sërish që vëm

Postuar: 18/09/2018 - 17:21

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend.

Postuar: 18/09/2018 - 16:56

Ambasadori amerikan Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në korrik 2018.

Postuar: 18/09/2018 - 16:54

Kryetari i Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi, ka komentuar për mediat vendimin e mazhorancës p