Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përmbytjet, Panariti: Synojmë rigjallërimin e shpejtë të bujqësisë

Përmbytjet, Panariti: Synojmë rigjallërimin e shpejtë të bujqësisë

Postuar: 18/02/2015 - 09:50

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti  ka folur për situatën e përmbytjeve dhe dëmet që ka sjellë në bujqësi. Panariti në fjalën e tij tha se synojnë të rigjallërojnë së shpejti bujqësinë.
 
Qeveria shqiptare ka marrë përsipër kreditë e rreth 1000 familjeve të përmbytura në jug të vendit, me një vlerë prej 1.5 milion euro. Në një vjetorin e USAID, Panariti tha se është marrë kjo masë për të nxitur aplikimin e kredive të reja që familjet në zonat e përmbytura në jug të vendit  të kalojnë situatën e vështirë.
 
“Bujqësia vazhdon rritjen e saj, pavarësisht se ekonomia e vendit përballet me sfida dhe vështirësi. Kërkohen përpjekje të mëtejshme në fushën e investimeve, programi “Agro Kapital” është i rëndësishëm. Kërkohet dhe pjesëmarrja e sektorit bankar dhe dhënia e kredive. Këto fonde janë dhe një katalizator dhe për procesin e kreditimit. Shikojmë shenja të gjallërimit në kredi, por ka qenë shumë i ulët kohë më pare megjithëse e ka marrë veten. Kaluam një periudhë të vështirë nga përmbytjet në bujqësi. Falenderoj ndërkombëtarët për solidaritetin, biznesin dhe individë të veçantë gjithashtu kanë bërë që ta përballojmë me sukses këtë situatë”, deklaroi Panariti. 
 
Projekti i USAID “Agro Kapital” përfshin dhënien e  18.5 milion dollarë investime që sipas ministrit do të krijojnë 1150 vende të reja pune. Ministri Panariti gjithashtu theksoi se qeveria ka hequr skemat klienteliste e tani në këtë sektor ka gjithëpërfshirje. Ndërkohë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka shprehur keqardhje për familjet e prekura nga përmbytjet. Ai siguroi se SHBA do të vazhdojë me mbështetjen.
  
“Keqardhje për familjet e shumta shqiptare që kanë humbur fermat dhe bagëtinë e tyre nga përmbytjet. Shpresojmë që ndihma amerikane do t’i mbështesë këto familje e do ndihmojë këto zona. Përmbytjet nuk kanë dëmtuar vullnetin e shqiptarëve. “Agro Kapital” po ndihmon shumë ferma bujqësore. Ka ende shumë biznese për ndihma. Nevojiten ligje për ta bërë sektorin kredidhënies më transparent”, deklaroi Lu.   
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 13:35

Është shtyrë seanca paraprake te Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Postuar: 21/03/2019 - 13:30

Ndërkohë që opozita po proteston para Kuvendit, një tjetër kandidat ka 'tradhtuar' PD duk

Postuar: 21/03/2019 - 13:23

Tension për disa momente në protestën e gjashtë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë Rama

Postuar: 21/03/2019 - 13:15

Tre orë nga nisja e protestës së opozitës, ish-deputetët dhe drejtuesit e PD-së dhe të LSI-së jan

Postuar: 21/03/2019 - 13:14

Kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi, e më tej edhe ish deputeti Petrit Vasili ka deklaruar

Postuar: 21/03/2019 - 13:08

Ditën e sotme opozita po mban protestën e saj të 6, ku edhe shpëndarja e protestuesve është bërë

Postuar: 21/03/2019 - 13:02

Petrit Vasili, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim së bashku me kryetaren Kryemadhi