BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Përplasjet PS-LSI bllokojnë zgjedhjet për Avokatin e Popullit, mbledhja e firmave nga kandidatët në ngërç, tejkalohen afatet

Përplasjet PS-LSI bllokojnë zgjedhjet për Avokatin e Popullit,

Procesi i zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit ka ngrirë. Në garë kanë qenë 20 kandidatë dhe gjatë përzgjedhjes së tyre, bazuar tek kriteret ligjore, 5 u skualifikuan nga Komisioni parlamentar i Ligjeve, duke vijuar garën 15 të tjerë që duhet të mbledhin 28 firma, që më pas të kalojnë në Parlament për votim. Por ky proces ka ngrirë dhe nga institucionet nuk është dhënë një arsye zyrtare për shtyrjen e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit. Megjithatë, siç kanë pohuar burimet e gazetës, procesi ka ngecur pikërisht tek mbledhja e firmave të nevojshme nga ana e 15 kandidatëve potencialë. Është mësuar se 15 kandidatët kanë nisur mbledhjen e firmave pas kualifikimit dhe ky proces është ndërprerë pa u dhënë një arsyetim zyrtar. Dyshimet janë se pezullimi i mbledhjes së 28 firmave të nevojshme është pasojë e përplasjeve mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për një kandidaturë konsensuale. Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon minimalisht 84 vota, çka asnjëra parti nuk i ka. Përzgjedhja e Avokatit të Popullit krijoi përplasje mes dy partive më të mëdha aleate në qeveri që në fillim, dhe mesa duket ende nuk është fashitur. Siç duket PS dhe LSI ende nuk kanë arritur një marrëveshje se cilin prej 15 kandidatëve do të zgjedhin dhe pikërisht kjo mund të jetë arsyeja e pezullimit të procesit të mbledhjes së 28 firmave. Avokatit aktual, Igli Totozani, i ka mbaruar mandati që në datën 22 dhjetor të viti të kaluar. Vetë Totozani ka kandiduar për një mandat të dytë në krye të Avokatit të Popullit. Ndërkohë duhet theksuar se institucioni i Avokatit të Popullit është fuqizuar me ndryshimin e Kushtetutës, në kuadër të reformës në drejtësi.

Afati dhe përplasja

Avokati i ri i Popullit sipas parashikimeve ligjore duhet të ishte zgjedhur deri në 18 shkurt. Komisioni i Ligjeve ka dëgjuar një nga një të gjithë kandidatët pretendentë dhe mes tyre 5 janë skualifikuar për mospërmbushje kriteresh. Ndërkohë, Parlamenti ende nuk është shprehur për 15 kandidatët që aktualisht janë në garë dhe të cilëve u është pezulluar mbledhja e 28 firmave. Kandidatët që nuk arrijnë të marrin 28 firma nuk do të futen në seancë për të kaluar provën e 84 votave të mazhorancs, pasi opozita është vetëpërjashtuar nga ky proces. Ndërkaq, përplasjet mes PS dhe LSI për Avokatin e Popullit ka nisur që në nisje të procesit. Kujtojmë që procesi i aplikimeve u hap dy herë nga Kuvendi pasi kështu vendosi Partia Socialiste. Fillimisht, procesi i aplikimeve u mbyll në fillim të dhjetorit, por PS kërkoi të rihapë garën. Në një mbledhje jashtë rendit në datën 28 dhjetor të vitit të kaluar, deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve u përplasën mes tyre pasi nuk binin dakord për rihapjen e garës. Ministri i Drejtësisë, në atë kohë deputeti i LSI në Komisionin e Ligjeve, Petrit Vasili, kundërshtoi rihapjen e garës, duke votuar edhe kundër. Por deputetët socialistë këmbëngulën fortë që kjo garë të rihapej dhe numri më i lartë i votave në këtë komision bëri që të rrëzohej kundërshtimi i LSI. Mesa duket kjo përplasje ende nuk është fashitur dhe dy partitë aleate kanë pezulluar mbledhjen e firmave, nga ana e kandidatëve. \

Erneta Shevroja

Më të lexuarat