Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përshkallëzohet revolta studentore kundër qeverisë, pas Ramës sulm me vezë Ministrisë së Arsimit, ligji Çili-Nikolla shkakton tensione

 Përshkallëzohet revolta studentore kundër qeverisë, pas Ramës sulm me vezë Ministrisë së Arsimit, ligji Çili-Nikolla shkakton tensione

Postuar: 04/11/2015 - 08:48

Ligji abuziv, klientelist dhe rrënues Çili-Nikolla për arsimin e lartë, duket se po shkakton tensione sociale. Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë verës, studentët shqiptarë, forca më e madhe e një kombi, ka përshkallëzuar protestat kundër qeverisë. Një ditë pas sulmit me vezë ndaj Ramës, në shënjestër është vënë Ministria e Arsimit, aty ku u gatua edhe ligji për arsimin e lartë. Studentët kanë hedhur mbi 20 vezë në drejtim të godinës së ministrisë. Sipas policisë, këtë herë nuk ka asnjë student të shoqëruar. Studentët, në një reagim të publikuar në Facebook, paralajmërojnë se aksioni i tyre do të vazhdojë deri në "çlirimin e jetës universitare nga kolonizimi i qeverisë dhe i interesave të privatëve". “Konfrontimi i djeshëm me kryeministrin ishte vetëm aksioni i radhës në procesin e gjatë që e kemi nisur prej vitesh dhe do ta vazhdojmë derisa të kemi frymë për çlirimin e jetës universitare nga kolonizimi i qeverisë dhe i interesave të privatëve të fuqishëm. Përmes organizimit në çdo fakultet, ne do të synojmë një masivizim të tillë të rezistencës i cili do të mundësojë bllokimin e jetës universitare publike duke e pamundësuar jetësimin e ligjit të arsimit të lartë. Po ashtu, po mendojmë forma rezistence edhe më krijuese dhe të papritura. I japim fjalën kryeministrit se “nuk ka parë gjë akoma”. Studentët e bashkuar kanë për të fituar! Për Universitetin, Për Shoqërinë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për Universitetin”.
 
Sulmi ndaj qeverisë, jo politik
 
Studentët shprehen se sulmi ndaj kryeministrit për ligjin për arsimin e lartë nuk është politik, ndërsa i bëjnë thirrje PD të qëndrojë larg kauzës së tyre. Studentët e akuzojnë PD-së se është pjesë e këtij sistemi politik të kalbur nga korrupsioni dhe klientelizmi, pasi në 2010-2013 propozoi të njëjtën reformë. “Gjatë ditës së djeshme kemi vërejtur me keqardhje se Partia Demokratike ka tentuar ta instrumentalizojë protestën tonë. Kur na kanë kontaktuar u jemi përgjigjur se nuk duhet të na afrohen, pasi protesta jonë nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, e cila si pushtetmbajtëse aktuale ka përgjegjësinë kryesore në mjerimin ku po zhytet edhe më arsimi i lartë në Shqipëri, por kundër një sistemi të tërë politik të kalbëzuar nga korrupsioni, klientelizmi, privatizimi dhe përvetësimi i publikes, pjesë themelore e të cilit është edhe Partia Demokratike. Po ashtu, i kujtojmë opinionit publik se të njëjtën reformë klienteliste ka tentuar ta çojë përpara edhe qeveria e Partisë Demokratike në vitet 2010-2013, e shprehur në tre dokumente të miratuara nga Ministria e asokohshme e Arsimit dhe Shkencës. Edhe asokohe një pjesë jona e ka kundërshtuar qeverinë në kuadrin e lëvizjes Universiteti në Rrezik”, thuhet në komunikatë.Eneida Jaçaj
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në