BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Pa shtet pushteti bën qejf”, Manjani zbulon 2 vendimet emergjente që duhen marrë: Ngrehina e kalbur e Republikës sonë ka rënë!

“Pa shtet pushteti bën qejf”, Manjani zbulon 2 vendimet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ngrehina e Republikës sonë është e kalbur dhe që të ndërtojmë një shtet të qëndrueshëm dhe të fortë, kjo ngrehinë duhet shembur nga e para.

Postimi i plotë:

Nevoja për shtet jo partiak është më e madhja që kemi

========

Jam krejt dakort me ato pika që parashtroi Lulzim Basha, përgjatë prezantimit të Tij si kandidat për Kryeministër.

Taksa e sheshtë 9%; ekonomi konkurruese antimonopol; mbyllje të praktikave pa hesap të PPP e koncensione; prona private e të gjitha këto janë tema që nuk ka përse të mos mbështeten parimisht. Mbetet për t'u parë se si konkretisht do realizohen, por në parim unë i mbështes.

Mirëpo ngrehina e kalbur e Republikës sonë ka rënë. Është shembur dhe duhet ngritur nga e para. Natyrshëm, ka më shumë gjëra për të bërë. Shuuuuuuumë më tepër.

Reforma e pushtetit që mund të kulmojë me tranformimin e Parlamentit në dy dhoma është interesante. E domosdoshme madje sepse mund ti hapte rrugë më shumë demokracisë por pa cënuar vazhdimësinë dhe cilësinë qeverisëse.

Edhe kufizimi i mandatit të një personi që kryen detyrën e Kryeministrit (pra jo më shumë se dy mandate) e kam propozuar herët si ide dhe sot veç e mbështes me shumë qejf realizimin e saj. Amerikanët nuk janë budallenj që nuk e lejojnë Presidentin në zyrë më shumë se dy mandate.

Mirëpo na duhet të ndërtojmë shtetin JO PARTIAK. Që të jem i qartë shtet konsideroj ekskluzivisht këto institucione:

1. Gjykatat,

2. Prokurorinë,

3. Policinë,

4. Ushtrinë,

5. Burgjet,

6. Inspektoriatet,

7. Shkollat e të gjitha niveleve, universitetet dhe institucionet edukuese e shkencore

8. Spitalet dhe institucionet e shëndetit publik e qëndrat shëndetësore.

9. Kadastrën, administratën që ofron shërbime publike, audituesit dhe punonjës të shërbimeve mbështetëse.

10. Entet Rregullatore dhe institucione të tjera mbikqyrëse.

11. Institucionet financiare dhe fiskale.

12. INSTAT dhe shërbime publike të informimit.

13. Shërbimi diplomatik.

Në të gjitha këto institucione PARTITË POLITIKE NUK KANË PUNË. As emërojnë njerëz në to e as përcaktojnë axhendën e tyre.

Partitë kur marrin pushtetin hartojnë politika të cilat i normojnë në formë aktesh. Aktet kur kalojnë testin e legjitimitetit nga Gjykata, zbatohen nga administrada.

Por asnjë parti nuk drejton e emëron administradën. Në këtë kuptim them që partitë nuk kanë asnjë punë

Po asnjë punë fare

Kjo është kryereforma që na çon drejt ndërtimit të shtetit të ri, krejt i ndryshëm nga sa jemi mësuar deri më sot.

Por kjo kërkon si fillim 2 vendime emergjente:

1. Lejimi e plotësimit të vakumeve në sistemin e drejtësisë.

3. Shpalljen e mosnjohjes e mos zbatimit të të gjitha ligjeve që ka miraruar parlamenti monist i dy viteve të fundit.

Nuk bëhet dot shteti jo partiak me ligjet e njërës parti

Kuptohet, nëse qëllimi është ndërtimi i shtetit jo partiak.

Sigurisht detaje rreth kësaj teme ka plot, por për mua ndërtimi i shtetit jo partiak është ajo që të gjithë pa përjashtim kemi nevojë.

Pa shtet pushteti bën qejf. Këtë mësim besoj e kemi mësuar.

Kush do të bëjë dallimin politik, duhet të punojë për ndërtimin e shtetit dhe për ta ndarë atë nga punët e pushtetit të partive.

Përndryshe, skenari hajde të marrim pushtetin e ta ndajmë është film që njerëzit e kanë parë...

Më të lexuarat