BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

“Paaftësi e Ministrisë së Financave”/ Shtyrja e rritjes së pagës për administratën, deputetja e PD-së shpërthen ndaj qeverisë: Arrogancë, nxjerrin justifikime naive

“Paaftësi e Ministrisë së Financave”/ Shtyrja e
 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka quajtur një paaftësi të Ministrisë së Financave vendimin për shtyrjen e rritjes së pagave për punonjësit e administratës.

Në një intervistë për Panorama TV, ajo u shpreh se rritja e pagave është reklamuar prej 6 muajsh dhe se deklarata e qeverisë se “nuk u zbardh dot vendimi i këshillit të ministrave”, është justifikim naiv.

Jorida Tabaku: “Mendoni se opozita këtu në Parlament, nëse nuk do mazhoranca, mund të bllokojë diçka. Ajo që u pengua të miratohej pak muaj më parë ishte po nga mazhoranca. Askush nga ne nuk është naiv që të mendojë së deputetët e mazhorancës paskan këtë sens rebelimi dhe bllokojnë ligjet e qeverisë.

Kemi dëgjuar që nga dhjetori i kaluar kryeministrin dhe ministren e Financave, që qartësisht kanë thënë: Janë llogaritur efektet, është një strategji e re e hartuar për pagat, fondet në buxhetin e shtetit janë megjithëse kemi thënë që ka një pikëpyetje të madhe për llogaritjen e fondeve për rritjen e pagave. Thanë që kanë llogaritur kategoritë etij dhe 185 mijë punonjës të administratës kanë të paktën v6 muaj që presin rritjen e pagave.

Rritja e tyre e pagës u votua edhe nga opozita si një akt i qartë i faktit që qeveria ka 10 vite që rrit paga.

Duhet ta kishte ndihmuar administratën me të paktën normën e inflacionit.

Kjo është një paaftësi e Ministrisë së Financave që nuk kanë qenë në gjendje që diçka që kanë 6 muaj që e reklamojnë ta vendosin që të hyjë në fuqi me datën 1 qershor.

Edhe një arrogancë që dalin e nxjerrin justifikime që për mua janë fëmiënore e naive, që nuk u zbardh dot vendimi i këshillit të ministrave. 6 muaj që reklamojnë dhe nuk janë të aftë të bëjnë një përllogaritje të koeficentëve për vjetërsinë në punë, etj.

Ministria e Financave e ka treguar paftësinë e saj vazhdimisht këto vite. Kjo i vuri kapakun, qeveria që ankohet që nuk zbardhi dot VKM-të, po paaftësisë së tyre nuk i vendos dot emra.