BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Politike

Padia e Metës në SPAK ndaj ministres Gjonaj, zbardhen emrat e dy zyrtarëve të tjerë të akuzuar nga presidenti

Padia e Metës në SPAK ndaj ministres Gjonaj, zbardhen emrat e dy

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka paditur sot në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe dy vartësit e saj, për atë që ai e quan “grusht shteti”.

Ministrja Gjonaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva, si dhe  Etleva Hoxhia, drejtoresha e Qendrës së Botimeve Zyrtare, akuzohen nga Presidenti për katër shkelje ligjore.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht:

-Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë.

-Gentian Fehmi DEVA,  me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë.

-Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

“Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;

“Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK)  jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale”, thekson njoftimi i Presidencës.