BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Politike

Padia ndaj Blinken për shpalljen ‘non-grata’, Sali Berisha pranon për herë të parë dështimin e tij: Ka dy faktorë kundër meje!

Padia ndaj Blinken për shpalljen ‘non-grata’, Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha foli sot edhe për procesin gjyqësor në Francë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken lidhur me shpalljen non grata.

Sipas tij në shqyrtimin gjyqësor ka dy faktorë që janë kundër këtij procesi që ka të bëjë me faktin se as Berisha dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë dhe as shtetas të BE-së.

Megjithatë ai u shpreh se pasi të dalë vendimi i Gjykatës do të konsultohet me avokatin për të vijuar procesin.

Berisha: Gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë. Por ka faktorë pro dhe kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE-së. nuk është në favor edhe fakti që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet. Në favor timin janë dy faktorë: në një parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del. Edhe në Shqipëri mund të dënohej. Po imagjinoni ju të hapësh gjyq në Shqipëri. Së dyti vërtetë Sekretari i Shtetit është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare.

Se si do vendosë gjykatësi nuk e di, por procedura gjyqësore do të jetë e pandërprerë. Nëse këto faktorë dalin kundër meje, nëse thonë nuk je shtetas francez, apo shtetas i hapësirës së BE-së, pasi të studioj përgjigjen, do këshillohem me avokatin dhe do shoh hapësira të tjera. Do vazhdoj me rrugën gjyqësore dhe rrugën e transparencës. Gjer më sot janë 45 publike në mediat e ShBA-së dhe vendeve të tjera që kanë faktuar se s’ka asnjë provë e fakt. Është përdorur ligji për qëllime politike bazuar në shpifjet politike të Soros dhe Ramës.

Më të lexuarat