BREAKING NEWS

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je kundërshtari më i ulët ...

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je
x

Politike

Padia ndaj Haradinajt, Vasili nuk përmbahet: Edi Rama është përfundimisht kartë e djegur edhe në Kosovë!

Padia ndaj Haradinajt, Vasili nuk përmbahet: Edi Rama është

Nënkryetari i LSI Kryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar sërish padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt për shpifje.

Nënkryetari i LSI e konsideron Ramën një kartë të djegur edhe në Kosovë, pasi sipas tij kryeministri i ka tradhëtuar më parë shqiptarët e Shqipërisë me kapjen e shtetit dhe rrënimin ekonomik.

Ai shton se padia ndaj Haradinajt tregon se ësht akti i fundit i projektit të tradhëtisë ndaj Kosovës.

STATUSI I PETRIT VASILIT

Rama perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove!

Shqiperia eshte tradhetuar e shitur me kohe nga Edi Rama si ne planin politik,ekonomik dhe shoqeror.

Kjo tradheti ka prodhuar kapjen e shtetit,rrenimin ekonomik me koncesione dhe administrim kriminal te financave te shtetit dhe shpopullimin dhe boshatisjen demografike tragjike te vendit.

Ndaj perpara shqiptareve prej kohesh Edi Rama eshte nje Karte e Djegur.

Por duke gjalluar ende ne karrigen e kryeministrit Rama shperdoroi antikombetarisht edhe atributet e perfaqesimit shteteror te Shqiperise ku kryeprioriteti dhe kryeçeshtja eshte dhe mbetet Kosova.

I palodhur ne futjen e thikave pas shpine Kosoves Rama nuk ka perfaqesuar ne asnje rast shqiptaret dhe ate, qe ata duan per Kosoven,por ka perfaqesuar te kunderten dhe saktesisht ate qe duan armiqve me te eger te saj.

Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit te tradhetise ndaj Kosoves nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e te tjera akte te dukshme e te padukshme…

Akti ndaj Haradinajt ishte emblematik per nga urrejtja dhe shpirtshitja e Rames.

Akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plote e maskes hipokrite te Rames.

Akti ndaj Haradinajt shuajti cdo dileme dhe provoi rolin aktiv dhe te lige te Rames ne projektin anti Kosove.

Pas ketij akti Edi Rama eshte perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove.