Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paditi ministrin Sandër Lleshaj, Gazment Bardhi thirret në Prokurori

Postuar: 15/04/2019 - 12:17

Sekretari i Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hyrë në Prokurorinë e Tiranës, i thirrur për padinë e bërë nga partia që përfaqëson kundër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi dhe policisë.

Padia e PD është dorezuar pas protestes se 16 marsit dhe akuzon ministrin e Brendshëm dhe policinë për përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë, kundër protestuesve të opozitës.
 
“Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.”- thuhet në letrën shoqëruese qe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.
 
Duke iu referuar pamjeve filmike që i disponon, Partia Demokratike vë në dukje se policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale dhe të drejtuar vetëm kundër personave që kryejnë shkelje të ligjit.
 
“Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë atyre. Kjo është qartazi, jo vetëm shpërdorim detyre, por edhe një tentativë për të rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.”-shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PD.
 
Duke i kërkuar Prokurorisë të marrë masën e pezullimit nga detyra të të kallëzuarve, Partia Demokratike shpreh shqetësimin se Prokuroria është shndërruar në një seksion të certifikimit të paligjshmërive të Policisë së Shtetit.
 
“Prokuroria nënshkruan çdo urdhër arresti që i vendoset përpara nga Policia e Shtetit, duke u përdorur si mekanizëm presioni dhe shantazhimi ndaj qytetarëve të pafajshëm, të cilët arrestohen për disa ditë, pa kryer asnjë shkelje dhe shpesh edhe pa qenë fare në protestë.
 
Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se, nëse Prokuroria do të sillej në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe jo si një vegël propagande e qeverisë, do te kishte nisur hetimet kryesisht, duke vënë përpara përgjegjësisë, të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që kanë kryer veprime të paligjshme ndaj protestuesve.
 
“Trajtimi i këtij kallëzimi penal dhe mbi të gjitha hetimi me profesionalizëm i dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit, është një tjetër provë nëse në Shqipëri, organi i prokurorisë është institucion i pavarur dhe i paanshëm, siç përcakton Kushtetuta dhe ligji, apo është zyrtarisht degë e pushtetit kriminal të kësaj Qeverie ilegjitime.”-thuhet në dokumentin shoqërues të kallëzimit penal të Partisë Demokratike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 09:30

 Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të çojë vendin drejt kaosit. Në një intervistë ai paralajmëroi një ’97-të të dytë nëse shkohet në zgjedhje pa opozitën.

Postuar: 21/04/2019 - 09:20

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të burgoset nëse do të tentojë ndonjë nga skenarët e tij d

Postuar: 21/04/2019 - 09:10

Zgjedhjet vendore pritet që të shënojnë fundin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Postuar: 21/04/2019 - 08:45

 Krijimi i Partisë Bindja Demokratike e drejtuar nga Rudina Hajdari ka sjellë reagime të ndr

Postuar: 21/04/2019 - 08:43

Shpallja e partisë së re nga Rudina Hajdari ka vënë në alarm si Partinë Demokratike ashtu edhe Lë

Postuar: 21/04/2019 - 08:40

Deputetja Rudina Hajdari ka shpallur dje partinë e saj të re.

Postuar: 21/04/2019 - 08:38

 Deputeti Myslim Murrizi u shpreh se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lok