BREAKING NEWS

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Korçë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme
x

Politike

Pak ditë na ndajnë nga 2 marsi, deputeti zbulon çfarë fshihet pas thirrjes së Ilir Metës për tubim: Po pret me padurim që...

Pak ditë na ndajnë nga 2 marsi, deputeti zbulon çfarë

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti deklaroi se Presidenti Ilir Meta është duke pritur me padurim vendosjen në krye të opozitës jashtë parlamentare dhe për këtë arsye po realizon tubimin para kryeministrisë në 2 Mars.

“Është një luftë mes dy personave të njëjtë për territor. Kush i duket që Ilir Meta është ndryshe nga Edi Rama, gënjen veten. Thirrja e Ilir Metës nuk më duket një thirrje e Presidentit por më duket thirrja e Ilir Metës për të kundërshtuar dhe për të bërë betejën me Edi Ramën”, u shpreh Përmeti.

Në një intervistë për Report tv, Përmeti  thotë se e gjithë kjo përplasje institucionale duhet zgjidhur në cështje ligjore dhe jo në shesh.

“Unë e kam thënë dhe më parë, më duket sikur Ilir Meta po pret me padurim shkarkimin sepse do vendoset në krye të opozitës. Për mua zgjidhja do ishte një zgjidhje ligjore mes organeve të shtetit. Të vendosë Gjykata Kushtetuese kur të ngrihej për anëtaret se kush e meriton dhe jot ë bëjnë luftë të dyja palët se kë shpien të punësuar në Gjykatë”, deklaroi Përmeti.