Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pak muaj para vendimit të BE për negociatat, ministri i Jashtëm finlandez i jep lajmin e mirë Cakajt

Postuar: 16/05/2019 - 17:09

Në një takim me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë të Shqipërisë Gent Cakaj, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Timo Soini ka deklarauar se Finlanda mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.Gjatë takimit, në Helsinki të Finlandës, ministri i Jashtëm Soini konfirmoi se vendi i tij do të përpiqet jo vetëm të jetë votues në favor të këtij vendimi, por edhe lobues pranë shteteve të tjera. 

Ministri në Detyrë Gent Cakaj shprehu mirënjohje ndaj ministrit Soini për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe tha se shpreson në vijimin e kësaj mbështetjeje edhe gjatë Presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian nga ana e Finlandës në korrik 2019. 

Soini vlerësoi gjithashtu progresin e bërë deri tani në drejtim të plotësimit të prioriteteve kryesore dhe inkurajoi për vazhdimin e reformave në vend.

Dy ministrat, Cakaj dhe Soini, diskutuan gjithashtu për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh në kuadrin e politikës së jashtme dhe ekonomisë. 

Më herët Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj zhvilloi një takim me eks​ponentë të rëndësishëm të Organizatës për Politika të Jashtme të Finlandës Paasikivi. Takimi me kryetarin e organizatës dhe anëtarë të tjerë të saj, ku përfshihen ish-kryeministra, presidentë etj, u përqendrua në përparimin e Shqipërisë në integrimin evropian dhe zhvillimet në rajon.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 23:56

Familja e presidentit, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie.Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP, familja presidenciale ka dekl

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi në emisionin Open se letrat e Edi Ramës

Postuar: 23/05/2019 - 22:38

Duke folur për debatin për krizën politike gazetari Robert Rakipllari ka pyetur drejtpërdrejt Ber

Postuar: 23/05/2019 - 22:30

Sali Berisha ka komentuar “sulmin” mbi ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.

Postuar: 23/05/2019 - 22:26

Të shtunën pritet të zhvillohet protesta e radhës kombëtare e opozitës, përpara Kryeministrisë.

Postuar: 23/05/2019 - 22:16

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili hyri në Kuvend pas vendimit të opozitës për

Postuar: 23/05/2019 - 22:11

“Unë kam një princip e mbaj dhe e them. Me Edi Ramën nuk mbahen zgjedhjet.