Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Paketa ekonomike, Ahmetaj nxjerr zbuluar PD-në

Postuar: 12/02/2019 - 20:25

Ish ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj  komentoi platformën ekonomike të PD-së. Ahmetaj tha se me planin ekonomik të PD-së, do të shtohet jo vetëm deficiti i vendit por edhe do të promovohet oligarkia.
 
Ahmetaj tha:
 
“ Janë 93 mijë biznese pse duhet të votojmë një parti tjetër që na vë taksa të reja. Po, janë rreth 11 mijë biznese por janë të lira të deklarojnë 0 fitim.
Më falni për zhargonin që është për t’ia futur vetes, ka edhe një shtyllë të tretë që varros gjithë vendin. Thonë që ne do të ulim kontributin e sigurimeve shoqërore. E dini ju që të gjithë ata që paguajnë taksat financojmë buxhetin që paguajmë brezin e tretë. Me këtë lëvizje që paralajmëron PD do të thotë që të shtohet deficiti i buxhetit të vendit tonë. Nëpërmjet tatimit 7 % e di sa biznese ndihmohen. Nëpërmjet kësaj pakete promovohet oligarkia. 137 milionë dollarë ju duken si detaje, janë gur shkëmb për qytetarët e vendit e sigurtë drejt kolapsit ekonomik. Thënë kjo e gjithë platforma është shkatërruese për detajet. Më në fund e ka pranuar edhe FMN që taksa progresive ka ndihmuar në uljen e pabarazisë në Shqipëri. Nuk po them që Shqipëria është vend i pasur por është ndryshe nga lugina e errët e 2013.
Unë e theksova se realiteti në Shqipëri nuk është rozë. Tani çfarë është ndryshe, Shqipëria nuk e ka më borxhin 74 %, por e ka neto. 260 mijë të punësuar është përmirësim? Patjetër që është përmirësim. Rritja ekonomike nga 1 % statistikisht në 4.2 %, aty e kemi bazën e përmirësimit qoftë të tryezës së bukës, qoftë investimeve qoftë përmirësimeve, po shkon 1 miliard euro në shifra rekord. Tani të vijmë te përceptimi, përceptimi nuk përputhet me realitetin se brezat kanë përceptimet e tyre”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 22:31

Avokat Spartak Ngjela jep alarmin se Shqipëria është e rrezikuar nga ndikimi rus. Avokat Ngjela zbardh planin e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin.

Postuar: 21/04/2019 - 22:23

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar lidhur me sulmet terroriste të ndodhura në Sri Lanka ku

Postuar: 21/04/2019 - 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që ditën e hënë të mbledhë në orën 11:00 Kol

Postuar: 21/04/2019 - 20:41

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka ironizuar në një postim në rrjet atë që konsiderohet

Postuar: 21/04/2019 - 20:10

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan se Edi Rama ka marrë nga

Postuar: 21/04/2019 - 19:35

Të ndodhur në një kohë kur ngërçi politik vijon duke mos pasur një marrëveshje mes palëve pozitë-

Postuar: 21/04/2019 - 19:12

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Pash