Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën
Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...
Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale, Veliaj: Kemi të hapura sot 105 kantiere, 10 mijë të punësuar shumica prej tyre nga zyrat e punës
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Mars 2017
U nënshkrua sot Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale i cili bën bashkë për herë të parë të gjithë partnerët që veprojnë në fushën sociale duke synuar ngritjen e një sistemi të integruar përkujdesi shoqëror koherent dhe të qëndrueshëm duke koordinuar angazhimet dhe unifikuar politikat, buxhetet dhe kapacitetet në Nivel Kombëtar.
I pranishëm në Konferencën Kombëtare “Impakti i Mirëqenies sociale-Për një shoqëri që siguron shërbime sociale për çdo qytetar”, ishte dhe kryeministri Rama, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi si dhe ambasadorët e vendeve mbështetëse të reformës së shërbimeve.
Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vlerësoi reformën e ndërmarrë gjatë këtyre viteve në shërbim të njerëzve në nevojë. Duke u ndalur te punësimi, Veliaj theksoi se ndryshe nga qeverisja e shkuar ku zyrat e punës ishin selitë e partive politike, tashmë ato janë funksionale dhe në shërbim të atyre që vërtet kanë nevojë. “Zyra e punës në Shqipëri ishte zyra e punës e partisë në koalicion me seli të madhe në qendër të Tiranës, e partisë që të shpërblente me mënyrën se si ishe sjellë në fushatë , ishte një shaka e madhe të flisje për zyra pune. Zyrat e punës që unë gjeta ishin në fakt apartamente të marra me qira në shokët e ministrit. Ja ku jemi sot, Kemi të hapura sot 105 kantiere, rreth 10 mijë veta të punësuar shumica prej tyre nga zyrat e punës”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u bëri thirrje kolegëve të tij që drejtojnë njësitë vendore për të marrë një rol më të madh për administrimin e zyrave të punës. Veliaj theksoi se duhet të punohet me bizneset për të punësuar njerëz në bashkëpunim me zyrat e punës.
“Për ne si kryetar bashkish duhet të marrim një rol më të madh, nuk duhet të vazhdojmë prej qeverisë që të administrojë zyrat e punës. Ne vetë duhet të merremi më shumë së pari me kantieret që hapin vetë ku zyrat e punës duhet të jenë stacioni i parë dhe së dyti me të gjithë bizneset në zonë, që ne do ju japim gjithë mbështetjen, por ju duhet të vini të merrni njerëz nga zyrat e punës”, tha ai.
Kreu i Bashkisë komentoi dhe çështjen e shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, duke thënë se ndryshe nga qeverisja e djathtë që I harroi, qeverisja socialiste ishte ajo që pagoi shtatë këste.
“Sot diskutohet mbarimi i këstit të shtatë dhe fillimi i këstit të tetë. Unë besoj se në fund të ditës një njeri duhet të bëjë një balancë e të thotë ku ishim dhe ku jemi. Socialistët hapën dosjet dhe socialistët japin para. Besoj se i bën nder të parë besimi te solidariteti,një shtet social që nuk i lë të dobëtit pavarësisht arsyeve politike apo historike që mund ta kenë sjellë situatën në atë nivel”, theksoi Veliaj.