Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale, Veliaj: Kemi të hapura sot 105 kantiere, 10 mijë të punësuar shumica prej tyre nga zyrat e punës

Postuar: 20/03/2017 - 11:32

U nënshkrua sot Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale i cili bën bashkë për herë të parë të gjithë partnerët që veprojnë në fushën sociale duke synuar ngritjen e një sistemi të integruar përkujdesi shoqëror koherent dhe të qëndrueshëm duke koordinuar angazhimet dhe unifikuar politikat, buxhetet dhe kapacitetet në Nivel Kombëtar.

I pranishëm në Konferencën Kombëtare “Impakti i Mirëqenies sociale-Për një shoqëri që siguron shërbime sociale për çdo qytetar”, ishte dhe kryeministri Rama, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi si dhe ambasadorët e vendeve mbështetëse të reformës së shërbimeve.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vlerësoi reformën e ndërmarrë gjatë këtyre viteve në shërbim të njerëzve në nevojë. Duke u ndalur  te punësimi, Veliaj theksoi se ndryshe nga qeverisja e shkuar ku zyrat e punës ishin selitë e partive politike, tashmë ato janë  funksionale dhe në shërbim të atyre që vërtet kanë nevojë. “Zyra e punës në Shqipëri ishte zyra e punës e partisë në koalicion me seli të madhe në qendër të Tiranës, e partisë që të shpërblente me mënyrën se si ishe sjellë në fushatë , ishte një shaka e madhe të flisje për zyra pune. Zyrat e punës që unë gjeta ishin në fakt apartamente të marra me qira në shokët e ministrit. Ja ku jemi sot, Kemi të hapura sot 105 kantiere, rreth 10 mijë veta të punësuar shumica prej tyre nga zyrat e punës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u bëri thirrje kolegëve të tij që drejtojnë njësitë vendore për të marrë një rol më të madh për administrimin e zyrave të punës. Veliaj theksoi se duhet të punohet me bizneset për të punësuar njerëz në bashkëpunim me zyrat e punës.

“Për ne si kryetar bashkish duhet të marrim një rol më të madh, nuk duhet të vazhdojmë prej qeverisë që të administrojë zyrat e punës. Ne vetë duhet të merremi më shumë së pari me kantieret që hapin vetë ku zyrat e punës duhet të jenë stacioni i parë dhe së dyti me të gjithë bizneset në zonë, që ne do ju japim gjithë mbështetjen, por ju duhet të vini të merrni njerëz nga zyrat e punës”, tha ai.

Kreu i Bashkisë komentoi dhe çështjen e shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, duke thënë se ndryshe nga qeverisja e djathtë që I harroi, qeverisja socialiste ishte ajo që pagoi shtatë këste.

“Sot diskutohet mbarimi i këstit të shtatë dhe fillimi i këstit të tetë. Unë besoj se në fund të ditës një njeri duhet të bëjë një balancë e të thotë ku ishim dhe ku jemi. Socialistët hapën dosjet dhe socialistët japin para. Besoj se i bën nder të parë besimi te solidariteti,një shtet social  që nuk i lë të dobëtit pavarësisht arsyeve politike apo historike që mund ta kenë sjellë situatën në atë nivel”, theksoi Veliaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2017 - 19:04

Kryedemokrati Luzlim Basha ka sulmuar sot nga Durrësi kryebashkiakun e qytetit bregdetar, Vangjush Dako.

Basha pohoi se vota e qytetarëve duhet të shkojë për ekonominë dhe jo për betonin e Vangjush Dakos.

Postuar: 23/06/2017 - 18:59

Ditën e stome, me vendim qeverie, Edi Rama miratoi 103 milion lekë të reja (rreth 772 mijë euro) për restaurimin e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisëve, me qëllim

Postuar: 23/06/2017 - 18:33

Departamenti i Administratës Publike ka rrëzuar sot urdhrin e Ministres së Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina për pezullimin nga puna të Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Plar

Postuar: 23/06/2017 - 18:22

Teksa po flsite në Himarë një grua e ndërpret kryemnistrin Rama duke i thënë  “Je nipi ynë Edi Rama!”, ka thënë ajo.

Postuar: 23/06/2017 - 18:07

Pas ngjarjes të ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku ju vu tritoli një zyre elektorale të LSI-së, ka ardhur reagimi i degës së LSI-së së qytetit bregdetar.

Postuar: 23/06/2017 - 18:03

Kandidati për deputet në Shkodër Tom Doshi u ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore qytetarëve.

Postuar: 23/06/2017 - 18:00

Koordinatori i PD Dritan Shano edhe pse u la jashtë listave për kandidatë përm deputetë, u bën thirrje shqiptarëve të votojne numrin 6.

 

REAGIMI I PLOTE: