Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pakti Rama-Basha, Besnik Mustafaj: PD mori më tepër seç i duhej

Postuar: 19/05/2017 - 18:46

Publicisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e “News 24”, thotë se marrëveshja Rama-Basha është pozitive, pasi jo vetëm ka treguar se partitë politike në vend dinë të tregohen bashkëpunuese, por edhe ndikojnë në psikologjinë e qytetarëve të vendit.

 “E mbështes marrëveshjen dhe e konsideroj politike, pasi dy forcat më të mëdha politike në vend treguan se dinë të arrijnë një marrëveshje në të mirë të vendit. Ka rëndësi të madhe edhe psikologjike mendoj, sepse kështu populli do të mund të shkojë në zgjedhje më i qetë. Kjo marrëveshje është e rëndësishme për kulturën politike”, tha Mustafaj.

Teksa komenton batutën e kryeministrit Rama pas arritjes së marrëveshjes, “Hymë me një McAllister dhe dolëm me një Big Mc”, publicisti Mustafaj thotë se kreu i PS nuk është nga ata që jep shumë.

“Unë nuk mendoj se Rama ka dhënë shumë në këtë marrëveshje, dhe nuk besoj se ai është shembulli i politikanit që jep shumë. Ai jep pak dhe jep me pikatore”, tha ai.

Duke u ndalur tek postet që mori PD me arritjen e marrëveshjes, Mustafaj thotë se është marrë më shumë nga sa i është dashur.

“Unë nuk besoj se i ka dhënë shumë, por mund të them se PD mori më tepër nga sa i duhej. Mori disa sektorë të ekonomisë si OSHEE, që nuk i duhen, dhe nuk i japin mundësi veprimi për aq kohë sa do të jetë kjo situatë. Prandaj them se PD mori edhe gjëra që nuk i duhen”, theksoi Besnik Mustafaj.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/05/2017 - 22:54

Ka rinisur seanca e jashtëzakonshme e kuvendit. Miratohen emrat e 3 anëtarëve të opozitës në komisionet e vettingut për verifikimin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ata janë Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu

Postuar: 22/05/2017 - 22:48

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në seancën e sotme të sesionit të jashtëzakonshëm plenar kanë votuar ndryshimet në kabinetin qeveritar pas marrëveshjes Rama-Basha.

Postuar: 22/05/2017 - 22:46

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi u shpreh kundër paktit Rama-Basha, që ai e ka quajtur si bashkëqeverisje e Ramës me Saliun për t’i shpëtuar reformës në drejtësi.

Postuar: 22/05/2017 - 22:30

Kreu i Partisë Libra ka shpërthyer gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të jashtëzakonshme, kundër paktit Rama-Basha, që ai e ka quajtur si bashkëqeverisje e Ramës me Saliun

Postuar: 22/05/2017 - 22:13

Kreu i Partisë Libra ka shpërthyer gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të jashtëzakonshme, kundër paktit Rama-Basha, që ai e ka quajtur si bashkëqeverisje e Ramës me Saliun

Postuar: 22/05/2017 - 22:12

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka marrë fjalën mbrëmjen e sotme në Kuvend ku i tërhoqi vëmendjen kryeministrit Rama për veshjen, e cila sipas tij thyen etikën.

Postuar: 22/05/2017 - 22:05

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka bërë të ditura synimet e tij se sa deputetë pretendon që të marrë nga zgjedhjet e 25 qershorit.