BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pakti Rama-Basha, reagon Gjergj Bojaxhi: Ia arritën qëllimit, pazar si “Cosa Nostra”

Pakti Rama-Basha, reagon Gjergj Bojaxhi: Ia arritën qëllimit, pazar si

Partia Sfida për Shqipërinë  me anë të një njoftimi për mediat ka komentuar paktin Rama-Basha.

Në reagimin e saj "SFIDA" thotë se marrëveshja mes dy palëve është thjesht një pazar.

 

Reagimi i plotë i sfida:

 

Rama, Meta e Berisha tashmë po bashkëqeverisin dhe ia arritën qëllimit. Pazaret e dy netëve më parë i ngjanin më shumë takimeve të “Cosa Nostra’s” sesa asaj të një Republike Parlamentare. Pa dëshmitarë, duke lëvizur nga dhoma në dhomë për të shmangur përgjuesit, aty u vendos si duan ta katranosin sërish drejtësinë apo si do ndahen koncensionet, cila dosje të rënda do hapen dhe cilat do varrosen përfundimisht, cili politikan do shpëtojë e cili jo.

Administrata është ndarë si plaçkë mes hajdutësh dhe vota sot nuk është as më e sigurtë as më e lirë. Gjithë kaosin që krijuan për tre muaj, natë e ditë, e përmbyllën me një javë shtyerje zgjedhjesh dhe ndarje deri tek drejtori AZHBR. Vetë ky dokument zyrtarizon problemet e rënda që ka ky shtet.

 

1-         Ministritë dhe punonjësit e tyre nuk i shërbejnë qytetarëve por partive

 

2-         Drejtorët e institucioneve shtetërore nuk janë aty me konkurs por të emëruar për të zhvatur dhe për të mbushur arkat e partive.

 

3-         Keqpërdorimi i miliardave të ardhurave nga hashashi nuk mund të ndalohet nga ministrat e PD për 30 ditë kur për 4 vjet u lanë të lulëzonin

 

4-         U shmang identifikimi dhe numërimi elektronik

 

Një prej themeluesve të “Sfidës”, Gjergj Bojaxhi tha  se qytetarët e pavarur duhet të ndërgjegjësohen se jo vetëm që nuk duhet të lëshojnë asnjë votë interesi për Ramën, Berishën e Metën por duhet të motivojnë çdo të njohur, të dalin masivisht në zgjedhje për rithemeluar klasën politike shqiptare me parti të reja të pakapura nga ky sistem. “Asnjë parti politike apo politikan që për 20 vite ka votuar për pazaret e Ramës, Berishës apo Metës nuk meriton të jëtë në parlamentin e shqiptarëve. Nuk mundet që Shqipërinë ta marrin peng 3-4 persona” u shpreh kandidati i Sfidës në Tiranë.

 

Së parit duhet të largojmë këtë “elitë” politike e më pas të ulim radikalisht pushtetin e politikanëve përmes:

 

-           Kontrollit të imtësishëm për çdo politikan,  dhe kandidatët tanë janë të parët që ofrohen për këtë vetting.

 

-           Përzgjedhjes së deputetëve përmes listave të hapura ku janë qytetarët që zgjedhin.                            

 

-           Konfiskimit të pasurive të pajustifikuara për politikanet dhe familjaret e tyre

 

-           Kufizimit deri ne dy mandate për kryeministrin dhe ministrat

 

-           Investigimit penal për financimin e partive politike

 

-           Hapjes së dosjeve për të gjithë ministrat, kryeministrat dhe ish-zyrtarët e lartë që prej viteve 90’. Asnjë person nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

Më të lexuarat