BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

Palmer: Nën administratën e re të presidentit Biden, angazhimi i SHBA në Ballkan i qëndrueshë

Palmer: Nën administratën e re të presidentit Biden, angazhimi i

Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur se interesat e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor janë të qëndrueshme dhe strategjia e tyre ndaj këtyre vendeve në thelb ka mbetur e pandryshuar. Mattheë Palmer, Zv/ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, tha se nën administratën e re të Presidentit Joe Biden mund të pritet një vazhdim i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm me SHBA. Palmer u shpreh se politika amerikane dhe strategjia e saj ka qenë e qëndrueshme pasi interesat amerikane janë konstante.“Politika amerikane, angazhimi amerikan, strategjia amerikane në Ballkanin Perëndimor, ka qenë në thelb e qëndrueshme nga administrata në administratë. Kjo sepse interesat amerikanë janë konstante”, tha Palmer. Ai  drejton diplomacinë amerikane për integrimin e këtyre vendeve në institucionet perëndimore prandaj u shpreh se ka dëshirë ti shohë vendet e Ballkanit Perëndimor sa më të forta, në paqe me veten dhe fqinjët e tyre si dhe të integruar në institucionet evropiane. Sipas tij kjo do të sjellë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. “Ajo që ne do të dëshironim të shihnim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të forta, të gjalla, të begata, në paqe me veten dhe me fqinjët si dhe të integruar në institucionet evropiane. Kjo do të thotë anëtarësim në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të gjithë ata që e marrin këtë vendim dhe që aspirojnë anëtarësimin”, tha Zv/ndihmës Sekretar i Shtetit. Pas zgjedhjeve në Kosovë, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA do të do të inkurajojnë qeverinë e re, që t’i japë përparësi dialogut me Serbinë. Palmer u shpreh se përpjekjet për normalizimin Kosovë-Serbi janë me rëndësi. Sipas tij nëse ka normalizim apo ripajtim mes Kosovës dhe Serbisë, do të ishte mirë për gjithë rajonin. “Shtetet e Bashkuara po investojnë në këtë drejtim përpjekje të konsiderueshme, energji dhe kapital politik. Ne mbështesim plotësisht procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe punën e Miroslav Lajcakut si Përfaqësues i Posaçëm për Bashkimin Evropian. Nëse mund të ketë normalizim dhe ripajtim Serbi-Kosovë, unë do të thosha se kjo është gjë e mirë për të gjithë në rajon”, u shpreh Palmer.  

Më të lexuarat